Shoqatat rajonale të futbollit janë bërë subjekt i FSHF-së për të kapur zgjedhjet për president që pritet të mbahen në fund të shkurtit. Prej javësh po denoncohen shkeljet e rënda që mbështetës të Armando Dukës po bëjnë për të mos patur kundërshtarë për zgjedhjet si kryetar të shoqatave rajonale, që me ndryshimet statutore në 2022 kanë marrë një rëndësi të madh. Nëqoftëse në 2018 shoqatat kishin 8 vota në asamblenë zgjedhore për president në 2022 do të kenë 26, gati gjysmat e votave.
Për më tepër shoqatat rajonale deri më tani kanë ekzistuar vetëm në letër, ndërsa ideatori i këtyre insitucioneve të futbollit Eduard Prodani, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, foli sot në 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu. Prodani thotë se ai vetë ka hasur shumë vështirësi për t’u rregjistruar si kandidat në shoqatën e Tiranës, si dhe tregon qëllimin.
“Shoqatat janë krijuar nga pikëpamja formale 12 vite më parë. Mund t’i quash edhe federata rajonale, liga, që nuk duhet të varen nga FSHF në parim. Qoftë edhe me ligj ata nuk varen nga FSHF, por FSHF të varet nga ata, pavarësisht se këtu ndodh e kundërta. Kanë të bëjnë me futbollin rajonal. Rëndësi ka që nëpërmjet këtij mekanizmi të luhet futboll, të menaxhojnë të ardhurat e veta. Që atëherë shoqatat kanë mbetur në letër edhe sot kështu është. Madje deri para pak vitesh nuk ishin të rregjistruara as në gjykatë. Ajo situatë iku, ndërsa sot ka një situatë tjetër. Sot janë të rregjistruara, por nuk funskionojnë. Janë pak a shumë si Liga e Superligës,”-u shpreh ish-sekretari i FSHF-së.
I pyetur se përse shoqatat rajonale të futbollit janë aktivizuar shumë së fundmi Prodani shpjegon:
“Në ndryshim nga katër vite më parë kur shoqatat kishin nga një votë, me ndryshimet në statut federata e ka organizuar ndryshe. I jepet po aq peshë sa klubeve edhe shoqatave rajonale ose ndryshe futbollit joprofesionist. Nga 26 vota. Nëse më parë merrnin 8 vota nga FSHF tani kanë 26 vota të sigurta. Ky është stresi dhe tensioni që ka lindur sepse rezultati në zgjedhje fillon 26 me 0"
Përse po bëhen zgjedhjet në shoqata në këtë periudhë kur ndërkohë pritet shumë shpejt edhe data për zgjedhjet në FSHF?
“Zgjedhjet në shoqata në këtë periudhë sepse duhen bërë periodike. E kanë në statut që duhet t’i bëjnë brenda marsit, ndërsa ka edhe disa që u ka mbaruar mandati. Në këtë pikë duhet të ishte shpallur data e asamblesë së federatës, por ajo nuk është shpallur.”
Në shoqatën rajonale të Durrësit, të Shkodrës dhe të Fierit ka patur akuza të rënda për shkeljet.
“Unë kam marrë informacione që në shoqatat rajonale janë kopie identike të FSHF-së. Që të rregjistrohesh si kandidat është shumë e vështirë, ndërsa për të fituar pastaj mund të thuash e pamundur. Janë organizuar si në Korenë e Veriut ku nuk ka as opozitë. Shqipëria nuk është republikë bananesh. Nuk ke ku ankohesh për këtë situatë,”-u shpreh Prodani.
I pyetur se si arriti të rregjistrohej si kandidat në shoqatën rajonale të Tiranës Prodani tregon peripecitë.
“Unë arrita të rregjistrohem me shumë vështirësi. Kemi 41 anëtarë në Tiranë. Nga 41 anëtarë 35 u është marrë firma për propozim muaj më parë para se të shpalleshin votat. Kishin mbetur 4-5 anëtarë që unë i kapa dhe arrita të kandidoj. Nuk e di zyrtarisht se kush janë kandidatët e tjerë. Nuk më është dhënë as lista e kandidatëve. Nuk ka rendësi kush është kandidati tjetër sepse do jetë i FSHF-së. Mund të jetë Krenar Alihmemeti por nuk ka shumë rëndësi. Ai mbështet nga establishment, nga FSHF-ja."
Për rregulloren që kanë shoqatat rajonale të futbollit dhe si organizohen ata.
“Shoqata e Tiranës përshembull nuk ka rregullore, nuk ka komision elektoral, zgjedhjet po i organizon sekretari I shoqatës (njëjtë sikur ti organizonte qeveria). Është e turpshme për mua. Kjo është joetike, jo e barbartë,”-tha Prodani.
Armand Duka ndërkohë është i vetmi president i një federate në Europë që kërkon mandatin e gjashtë.
“Sikur edhe shkëlqyeshëm të kishin shkuar gjërat në futbollin shqiptar një periudhë kaq e gjatë në mënyrë autoritare nuk është e mirë, nuk është e përshtatshme. Dikush mund të ketë vota, por duhet të ketë ndërshmërinë, formimin demokratik që të lejojnë kundërshtarë. Vetëm në lindje të Europës ka ndodhur kështu. Ka një periudhë 10 vjeçare që janë ndërruar të gjithë drejtuesit e federatave në Europë. Futbolli me të vërtetë është sport, por është një element i rëndësishëm në jetë. Këtë punë e zgjidh vetëm shteti. Këtu përshembull nuk ka gjykatë sportive,”-përfundoi Prodani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së.
Cimi shtet të ndërhyjë , kur Olsi dhe km e mbajnë këtë krominel !
Përgjigju