Zgjedhjet në Turqi, nis votimi për emigrantët! Diaspora më e madhe në Gjermani, favorit Erdogan

TURQI- Që prej mëngjesit të së shtunën, qytetarët turq kanë nisur që të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi që do të mbahen në 28 maj. 

Jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje rreth 3.4 milionë votues. Diaspora më e madhe është në Gjermani, ku jetojnë rreth 3 milionë njerëz me rrënjë turke. Mirëpo, nga ky grup, vetëm rreth 1.5 milionë mundet të votojnë. Ata kanë afat deri në 24 maj, e ndërsa favorit është Erdogan.

Kjo është hera e parë në historinë e Turqisë që do të mbahet një raund i dytë për të zgjedhur një president.

Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan  fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj, por nuk arriti që të merrte një shumicë absolute prej më shumë se 50% për të shmangur balotazhin.

Tashmë përballë ka vetëm një kundërshtar, Kemal Kilicdaroglu.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë