Shqiptarët ishin të bashkuar në zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe duket se kjo dha rezultat.
8 forcat politike shqiptare u përfaqësuan me një listë të përbashkët dhe arritën të marrin sipas KQZ në Serbi 27664 vota, sipas rezultateve paraprake me mbi 96% të votave të numëruara.
Si përfaqësues të komunitetit shqiptar në Preshevë bujanoc dhe Medvegjë, në parlamentin e Beogradit do të jenë deputeti I vjetër tashmë Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti që vjen si pasojë e një rezultati që vjen I përmirësuar në raport me zgjedhjet e kaluara në vitin 2023.
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti e cilësoi si të jashtëzakonshëm rezultatin në këto zgjedhjet të faktorit shqiptar I cili u prezantua tek elektorati si një alternativë unike.
Ai u lavdërua edhe nga Tirana zyrtare me Presidentin Bajram Begaj që shkroi në një reagim se fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore kur thotë se tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.
Në legjislaturën e fundit, në parlamentin serb ushtronte mandatin vetëm deputeti Shaip Kamberi.









Komente
Komento