Zgjedhjet, ODIHR raport paraprak 
Pozitive,evidentuam edhe shkelje

Zgjedhjet, ODIHR raport paraprak <br />Pozitive,evidentuam edhe shkelje
Në një konferencë për mediat përfaqësuesit e OSBE- ODIHR bënë një raportim paraprak të procesit të zgjedhjeve në vendin tonë.

Ambasadorja, Audrey Glover, tha se fushata ishte e qetë. Megjithatë, tha ambasadorja, mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i institucioneve vazhdoi të minonte procesin zgjedhor.

“Pati një sjellje të qartë ndërmjet kandidatëve. Fushata e qetë. Toni i fushatës në përmirësim në krahasim me zgjedhjet e kaluara.  Komponenti më i rëndësishëm janë vetë zgjedhësit, të cilët duhet të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të lirë dhe të jenë të sigurtë që vota e tyre do të numërohet si duhet. Ne nuk mendojmë se të gjitha kërkesat u përmbushën. KQZ në përgjithësi ka funksionuar në mënyrë të hapur, por karakteri i politizuar i diskutimeve çoi në disa vendime jo kundraligjshme.

Zonat e administrimit zgjedhorë nuk kanë punuar në mënyrë efikase sepse nuk ju dha materiali zgjedhor në kohën e dukur nga KQZ. KQZ nuk pati të dhëna në kohë në faqen e saj
”, tha Glover.

Më tej, teks prezantonte raportin Glover tha se ecuria e zgjedhjeve ishin pozitive, por janë vënë re edhe disa problematika gjatë procesit si përshëmbull votimi në grup apo grupe simpatizantësh në hyrje të qendrave të votimit të cilët penguan apo ndikonin tek votuesit

“Zgjedhjet pozitive, por janë vënë re votime në grup dhe probleme proçeduriale. Janë vënë re grupe të simpatizantësh në grup që kanë penguar apo kanë ndikuar në votimin e qytetarëve. Ekipi i ODIHR do të qëndrojë edhe 2 javë në terren për të ndjekur të gjithë procesin. Do publikojmë raportin përfundimtarë pas rreth 2 muajsh. Do përfshihen rekomandime për ta çuar procesin zgjedhor përpara”, - tha më tej Glover.

Ndërsa Stewart Dickens, kreu i delegacionit të Kongreseve të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në KE u shpreh në fjalën e tij se akuzat për blerje votash do të analizohen me kujdes në raportin e tetorit në Strasburg.

Ai tha se pjesëmarrja e grave dhe e komuniteteve në këto zgjedhje ishte një shembull pozitiv, duke theksuar se ka qenë një fushatë normale përsa i përket standardeve Europiane.

Më tej, Dickens shtroi edhe tre problematika që sipas tij janë evidentuar gjatë procesit të zgjedhjeve: Problemet me listat zgjedhore, bleria e votës, përfshirja personale e figurave udhëheqëse politike në fushatë.

Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm gjatë viteve të funit dhe zgjedhjet e djeshme ishin një shembull i kësaj. Pjesmarrja e grave dhe e komuniteteve ishte një shembull pozitiv , por ka shumë për tu bërë në kuadrin ligjor. Fushata e paqme dhe e civilizuar. Ka qenë një fushatë normale përsa i përket standardeve Europiane.
Do të parashtroj tre probleme që ne kemi hasur:
1- Listate zgjedhësve, nuk është normale që përfshijnnë 1 milion vetë që jetonë jashtë shqipërisë. Çështjet vendore ne mendojmë se duhet të vendosen nga shtetasit që jetojnë de fakto në ato bashki.
2- Frika e punonjësve të administratës se duhet të votonin të imponuar sepse mund të humbisnin vendin e punës. Duhet të ketë një fushtë të ekuilibruar edhe për këtë. Apo blerja e votës një problem tjetër i hasur.
3- Përfshirja personale e figurave udhëheqëse, sidomos e dy forcave të mëdha politike në këto zgjedhje, kjo ka bërë të ketë më shumë dalie të kandidatëve në këto zona. Ndaj ne sugjerojmë që duhet të ketë një ekuilibrim të figurave në këtë proces. 
Raporti i kongresit do të diskutohet në Strasburg në vjeshtë
”, - tha Dickens
 
Pyetje së gazetarëve në dhidhje më denoncimet që ka pasur për blerje të votave dhe zgjatjes së procesit të numërimit , përfaqësuesit e OSBE-ODIHR u janë përgjigjur se Blerja e votave është  një problem i ngritur nga dy partitë kryesore, ndërsa zgjatja e numërimit nuk është shumë e rëndësishme, por më shumë e rëndësishme është besueshmëria dhe siguria.

Blerja e votave është një problem i  ngritur nga dy partitë kryesore, por edhe nga kandidatët e dy forcave. Blerja e votës përfshinë shpërndarjen e ndihmave apo marien dhe dhënia përsëri të kartave të identitetit qytetarëve.  Shumë nga këto gjëra kanë të bëjnë me numrin e madh të njerëzve që hynë dhe dalin, e silleshin përqark qendrave të votimit. Edhe pse kjo nuk ka gjë të keqe, por në këtë situatë ne këtë do ta analizojmë.
Ne japim komente për votimin dhe numërimin, por vendi e vendos vetë se çfarë forme përdor për numërimin. Por ne do ta shikojmë edhe procesin e numërimit. Zgjatja nuk është shumë e rëndësishme por më shumë e rëndësishme është besueshmëria dhe siguria
”, thanë ata

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5