Një ditë pasi njoftoi kandidimin për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Lëvizja VetëvendosjeTiranë ka prezantuar këtë të enjte dy kandidatët e saj.

Vetëvendosja ka zgjedhur dy zona se ku do të garojë, në Tiranë me drejtuesin e saj Bojken Abazin si dhe në qarkun e Lezhës me anë të Iliaz Shehut, aktivist i Vetëvendosjes në Shqipëri dhe pedagog.

Kandidatët e Vetëvendosjes do futen të pavarur në zgjedhje, jo me logon e partisë, ndërsa ka nisur dhe mbledhja e firmave që i duhen për regjistrimin në KQZ.

“Aktivistë të shumtë dhe qytetarë që na përkrahin në këto zgjedhje jam i bindur se ky është momenti i duhur. Ne i besojmë atyre dhe i falenderojmë të gjithë që po e çojnë përpara kandidaturën tonë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Qarku i Tiranës është zona zgjedhore që më kanë besuar kolegët, qytetarët dhe aktivistët që kanë nisur dhe grumbullimin e nënshkrimeve për zyrtarizimin e këtyre kandidaturave. Shqipëria është në një krizë shëndetësore, ekonomike institucionale e morale. Paraja kalon tranzit në Shqipëri. Ky kapital përqëndrohet në pak duar këtu në Shqipëri, në disa oligarkë” – tha Abazi.