Zgjedhjet parlamentare/ Majko: Emigrantët votojnë edhe pa treguar adresat

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, sot ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.

Ndërkaq kujtojmë dhe përpjekjet e qeverisë për regjistrimin e adresave të emigrantëve. Një vendim i Qeverisë, i publikuar në fletoren zyrtare, i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania. Në aplikacionin E-Albania do të ketë një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen. Por Majko thotë se po komunikon me KQZ që emigrantët të votojnë edhe pa regjsitruar adresat.

Edhe KQZ ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit

Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e "5 qershorit", megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. 

Diskutimi në Nënkomision:

Majko: Emigrantet votojnë dhe pa treguar adresat

Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura për mundësojnë votën  e emigrantëve.

Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim.

Nuk ka nevojë  të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.

Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?

Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do rregjistrohen drejtpërdrejt.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 21/12/2020 13:07

    Gjinoooo te erdhi goja ty o tu befte nenokeja? Tu sherua plaga e gojes te keqen nenokja o Gjino? Ahhhhhh ma bere zemren mal o te keqen nenokja jote. Se thash mos tu acarua me shume ajo flame plage ne goje tende qe nuk te takoj Ajo vajza e KOSOVES,vogelushi im,Gjinua im,parajsa e PESË MILION EUROVE NE QIPRON tim....Ahhhhhh tu befte nenokja,mos u merzit,keshtu e kane keto pune o shpirti nenokes GJINO.

    Përgjigju
  • Idjot: 21/12/2020 12:40

    Sa hajvan qe je o pandush. Tallin bythen me ty edhe qilimijte

    Përgjigju
  • LORA: 21/12/2020 11:00

    Eshte ne metro ky ,pandush efendiu? C'qenkan keta njerez pa adrese qe mund te votokan ,sipas ketij fare ministri? Dashkan te tjetersojne vullnetin e shqiptarve taksapagues ne Shqiperi,me njerez pa adrese!!!!!!??????

    Përgjigju
    • Popullli: 21/12/2020 12:54

      Kur te aplikojne per te votuar do e tregojne adresen, por kjo nuk tjeterson voten se emri do ju hiqet nga lista e votimit ne qender te votimit, keshtu qe nuk votojne dy here. Kjo eshte teorikisht, se Shqiperi hesapi praktikisht

    • Arberi: 21/12/2020 12:22

      Gjithe mend je znj.Lora.

    • Lala i Lushnjes: 21/12/2020 11:59

      Edhe më ha, edhe më djek. Po të hëngri do ta kruash po të dogji mos e " afro,,. Ne nuk tham që nuk deklarojmë adresat? Mir thot njeriu , ju jap mënyrë për të votuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave