Zgjedhjet parlamentare/ Meta ftesë për konsultë dhe Rudina Hajdarit, më 4 shtator në orën 17:30  

Zgjedhjet parlamentare/ Meta ftesë për konsultë dhe Rudina Hajdarit, më 4 shtator në orën 17:30  

Ftesë nga presidenti Meta për t'u takuar më 4 shtator për të diskutuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare të 2021 ka marrë edhe deputetja Rudina Hajdari. Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon ftesën e marrë dhe se do të pritet në takim nga Meta në orën 17:30 për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Hajdari kërkon nga qytetarët që t'i japin një mendim se kush mendojnë ata se do të jetë një datë e përshtatshme për të mbajtur zgjedhjet mes periudhës 15-prill deri më 15 maj.

Presidenti Meta bëri të ditur ditën e djeshme se i ka dërguar ftesë për takim kryeministrit Ram për orën 11:00 dhe kreut të PD Luzlim Basha në orën 12:00 ditën e premte më 4 shtator. Basha e konfirmoi prezencën e tij në takim, ndërsa kreu i qeverisë ende nuk është shprehur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë