Zgjedhjet për kryetarin e PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit: Kandidatëve i kemi siguruar ambiente pune brenda selisë blu
Selia e Partisë Demokratike
Në mbledhjet e zhvilluara me 10 dhe 11 maj, u diskutua për Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike.
Për herë të parë janë akomoduar të gjitha kërkesat e ardhura në Komision nga Kandidatët të cilëve ju është siguruar:
- ambient pune brenda selisë së Partisë Demokratike, si dhe në selitë e degëve nëse do e kenë të nevojshme;
- infrastruktura e nevojshme zgjedhore;
- akses në listën dixhitale të data base të anëtarësisë së Partisë Demokratike, (pasi të dy kandidatët kanë firmosur deklaratën që zotohen për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarësisë);
- akses në listën e kontakteve kryetarëve të të gjitha degëve të Partisë Demorkatike.
Deri tani, vetëm Sali Berisha ka paraqitur pranë Komisionit një kalendar takimesh për ditët në vijim. Komisioni kërkoi edhe një herë nga të dy përfaqësuesit të kandidatëve të paraqesin sa më parë një kalendar të plotë takimesh në mënyrë që të bëhen rakordimet dhe njoftimet e duhura në degët përkatëse.
Për kërkesën e Ibsen Elezit për anulimin e 22 Majit, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, Berisha Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit sqaron se data e zgjedhjeve për Kryetar të PD është miratuar me Vendim Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PD datë 30 prill 2022. Kuvendi Kombëtar është organi më i larrtë vendimmarrës në PD.
Ndër të tjera, Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin më 22 maj 2022.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55