Zgjedhjet për publikun jo politikën

Zgjedhjet për publikun jo politikën

13 të tilla pa zbatuar rekomandimet!!! OSCE-ODIHR
Publiku voton të vlerësoj apo ndëshkoj politikën, politika zgjedh KQZ, numëruesit, vëzhguesit, publiku sheh nga ekrani rezultatet.
Idealja!!!
Jo jo si duhet kujt. Po për Shqipërine me një barazi sociale meritokraci dhe të denjë, pa bojkot molotov e çuna problematik:
Mos bëni më zgjedhje pa ju dhënë të drejtë vote emigrantëve, ky vend është ndërtuar në 95 % nga themelet me djersën e gjakun e tyre.
Ata vazhdojnë ta duan atdheun më shumë se ne, kryeministri, presidenti, ministra e krerë opozite e ish- zyrtarë, e kanë kuptuar dhe prekur në çdo takim me emigrantët një ndjenjë të tillë.
Sapo largohen nga ta, fatkeqësisht i shohin prap si të huaj.
Hiqni nga zgjedhjet e ardhshme KQZ-në që e propozon politika, e emëron politika, e komandon në fund partia.
Hapni rruge teknologjise, votim e numerim elektronik sic prej vitesh jeni zotuar ta beni.
Politikisht?
E Majta sot mazhorancë ka 60 bashki, 1 e ka minoriteti grek.
Deri ketu s’ka asgjë te keqe, fundja nga votat. Por mos harroni se ata që nuk shkuan në votime 85% apo X % ( kjo ha diskutim) si përkasin të gjithe PD-së e LSI-së, opozita nuk mori pjesë në zgjedhje me kandidatë por shqiptarët jo të gjithë kanë motivet e opozitës!
Ata i përkasin Shqipërisë dhe refuzaun në masë pasi kjo politikë s’ka më lidhje të drejtpeperdrejta me ta.
Për politikën
Fotot me gisht në FB nuk tregojnë aspak mbështetjen reale per x kandidat apo subject. Kjo siç u pa mund të kthehet: ta jap foton por jo votën.
Hapni listat e respektoni statutet e partive për garë një anëtar një votë, kush nuk votohet hap krahun dhe e rinis nga e para.
Kryetari i bashkisë s’mund kursesi të ketë nën pushtet edhe keshillin bashkiak.
Kjo e bën demokracinë lokale të brishtë deri edhe të pavlefshme.
Këshilli eshte qyteti dhe i vetmi moment ku para se të vijë 4- vjecari i zgjedhjeve, drejtuesi lokal jep llogari tek publiku. Në të kundert kjo është sikur qeveria të kontrollojë parlamentin dhe qeverinë s’ka kush e kontrollon  :(
Reduktoni parlamentin në minimumi 100 përfaqësues, jeni të lirë të krijoni nje mini-senat por aty jo për t’u fshehur ata lider që kanë bërë zullume por ata që vërtet kanë ndikim politik e publik.
Mazhoranca
Sipas meje nevojë urgjente për të mos qenë arrogantë, për të shkuar pranë publikut jo vetëm kur ka zgjedhje. Kjo edhe për faktin se kur flet me politikan keto ditë te thonë "Sa ka ndryshuar Shqipëria, sa mbrapa ka mbet x apo y zonë"
Të kuptoj përse 85 % apo X % nuk votuan, çfarë i shqetëson?
Të flas me publikun jo vetëm në Facebook apo Instagram, shqiperiaqëduam etj, etj por të degjojë edhe ata që flasin me heshtje.
Të analizojë nëse mbështetësit i ka vetëm prëj pagës së punës apo besimit tek reformat ndryshimet e një sistemi që ka krijuar jo pak kosto ne çdo familje shqiptari.

Opozita
Opozita nuk është post ku ti merr pagën. Humbja e zyrtarëve lokal s'mund te jetë motiv për të futur në panik asnjë force politike.

Në cdo statut partitë kanë të përshkruar kuotizacionet, nuk janë me detyrim. Fakti që partitë si mbledhin vjen se i marrin njëherëshe kur vijnë në pushtet e kjo është një nisje abuzive. I marrin nga xhepi kujdo, buxhetit të shtetit parasë publike. Djegia e mandateve parlamentare. Jo e lehtë por jo e duhura.

Mos futja në zgjedhje, jo e lehtë por kjo sdo të thotë që pa zgjedhje merret pushteti. Ndaj, nganjëherë vlen pjesëmarrja më shumë se fitorja, kjo është moto edhe është e më të mirëve në botë.

Nëse sot do isha në vend të zotit Lulzim Basha do lejoja demokratët të vendosnin të lirë jo të lidhur pas interesave e listave. Te zgjidhnin në qoftë se e duan ende ne krye të partisë apo duan t'a ndryshojnë. Opozita është si kombëtarja, brez pas brezi lojtarët janë më të mirë por duan dhe kohën e tyre të përshtatjes me ekipin.

#shqiperiamundet


Fotot e publikuara nga Arsen Rusta, bashkangjitur analizës së tij

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'