'Zgjedhjet po rrezikohen pa filluar gara' Duka për fletët e votimit: Listat të jenë më të qarta, të gjendet logoja e çdo partie

'Zgjedhjet po rrezikohen pa filluar gara' Duka për fletët e votimit: Listat të jenë më të qarta, të gjendet logoja e çdo partie

Agron Duka

Kryetari i PAA-së, Agron Duka në një shkrim në rrjetet sociale thekson se zëvendësimi i emrave me numra humb sensin e listave të hapura.

Duka nënvizon sipas tij se standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po rrezikohen pa filluar akoma gara.

Në fund kreu i PAA-së, kërkon që listat e votimit të jenë sa më të qarta, të thjeshta dhe sa më të lehta për çdo votues dhe kjo sipas tij arrihet kur në fletën e votimit gjendet lehtësisht logoja e çdo partie, pjesë e koalicioneve  dhe emri i çdo kandidati të tyre.

'Standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po rrezikohen pa filluar gara. Zëvendësimi i emrave me numra humb sensin e listave të hapura, ndërsa heqja e siglave humb sensin e koalicionit. Koalicionet nënkuptojnë bashkim të disa partive dhe kandidatëve të tyre lehtësisht të dallueshme për çdo votues.

Vota e lirë dhe e ndershme është thelbi i demokracisë dhe fuqia e ndryshimeve. Jo fleta votimi pa logo të partive pjesë e koalicioneve dhe pa emra të kandidatëve. 

Standartet e demokracisë dhe zgjedhjet në Shqipëri po cënohen rëndë. Listat nuk u hapën, koalicionet u kufizuan, fletët e votimit do të krijojnë vështirësi, paqartësi dhe konfuzion të qëllimshëm të votuesve që të përzgjedhin lehtësisht partinë dhe deputetin që duan të mbështesin me votën e tyre të lirë.

Gjithë reforma zgjedhore dhe elementët teknik të saj e kanë minimizuar konkurencën politike dhe rrezikojnë të ulin pjesëmarrjen në votime dhe të deformojnë votën për të ruajtur dhe rritur pushtetin absolut të pak individëve.  

Kjo rrezikon që Shqipëria të vuajë më shumë dhe më gjatë nga abuzuesit me pushtetin politik dhe ekonomik të përqëndruar në pak duar. Kjo vret shpresën dhe nxit braktisjen. 

PAA kërkon që listat e votimit të jenë sa më të qarta, të thjeshta dhe sa më të lehta për çdo votues. Kjo arrihet kur në fletën e votimit gjendet lehtësisht logoja e çdo partie, pjesë e koalicioneve  dhe emri i çdo kandidati të tyre.'- shkruan Duka.

Një ditë më parë KQZ bëri me dije punon mbi 5 modele për të përcaktuar fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan