ARMENI - Armenët votojnë të hënën në zgjedhjet e pesta presidenciale, që nga pavarësia e tyre në vitin 1990 nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Rreth 2.5 milion votues të regjistruar zyrtarisht në Armeni kanë votuar më pak se 2,000 qendra votimi në të gjithë vendin në 41 qarqe zgjedhore.
Megjithëse përballet me 6 kundërkandidatë, presidenti në detyrë Serzh Sarkisian, sipas të gjitha anketave, duket se do të jetë favoriti kryesor, që ka marrë 60 për qind të votave.
Dy kandidatët e tjerë të fortë për president janë edhe Raffi Hovannisyan, i pari ministër i Jashtëm i Armenisë si shtet i pavarur dhe Hrant Hayrikayan, ish-kryeministër pas viteve ‘90.
Gjithashtu një tjetër kandidat për president është Andreas Ghukasyan, i cili ka qenë një grevist dhe organizoi një fushatë publike për të rrëzuar nga pushteti presidentin aktual Sarkisian.
Këto zgjedhje pasojnë një fushatë, e cila u përcoll me një tentativë vrajse të njërit nga kandidatët për president Paruyr Hayrikyan, disident, i cili u plagos me armë zjarri më 31 janar, në qendër të kryeqytetit.
Në qoftëse Serzh Sarkisian rifiton zgjedhjet presidenciale, atij do t’i duhet të zgjidhë konfliktin e ftohtë me fqinjin e tij Azerbajxhanin në Kaukazin e Jugut. Gjithashtu dhe një tjetër sfidë është ajo ekonomike ku 30 për qind e popullsisë rezulton e varfër dhe papunësia ka arritur nivelin 16 % në 2012-n.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë rezultatet zyrtare jo më parë se 25 shkurt.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com