Gjithçka është gati për maratonën e ditës së zgjedhjeve më 5 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në orën 12:00 me orën italiane do të hapen qendrat e votimit në Bregun Lindor.
Sipas mediave italiane, rezultatet e para do të dalin natën e 6 nëntorit. Ora 3 e mëngjesit është caktuar si ora kur qendrat e votimit do të mbyllen në 15 shtete, përfshirë Teksasin, një bastion i republikanëve.
Sondazhet parashikojnë një përballje kokë më kokë mes dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump.
Më poshtë janë oraret e mbylljes së votimit në shtete të ndryshme, nga Bregu Lindor në Hawaii:
Ora 01.00 e mërkurë 6 nëntor: Votimet po mbyllen në gjashtë shtete, duke përfshirë atë kyç të Xhorxhias (që cakton 16 zgjedhës), si dhe në Indiana, Kentaki, Karolina e Jugut, Vermont dhe Virxhinia.
Ora 01.30: Votimet po mbyllen në Karolinën e Veriut (një nga shtetet me 16 votues), por edhe në Virxhinia Perëndimore dhe Ohajo.
Ora 02.00 Gjithsej 17 shtete të SHBA-së po mbyllin qendrat e votimit, duke përfshirë Pensilvaninë vendimtare, e cila ofron 19 elektorë në zgjedhje. Të tjera përfshijnë Oklahoma, Missouri, Tennessee, Mississippi, Alabama, Florida, Maine, Neë Hampshire, Massachusetts, Rhode Island, Connecticut, Neë Jersey, Delaëare, Maryland dhe kryeqyteti Uashington. Nëse Trump do të fitonte edhe Pensilvaninë pas Gjeorgjisë dhe N. Karolinës me shumë gjasa do të kishte fituar, përndryshe do të duhet të presë edhe një orë.
Ora 03.00: Është momenti i së vërtetës. Votimet po mbyllen në 15 shtete, nga Teksasi, një bastion i republikanëve, në tre zona kryesore: Arizona, Wisconsin dhe Michigan. Dhe gjithashtu Wyoming, North Dakota, South Dakota, Nebraska, Iowa, Kansas, Luiziana, New Mexico, Colorado, Minnesota dhe New York.
Ora 04-05: Në orën 16:00 me orën italiane u mbyllën qendrat e votimit në Utah, Montana dhe mbi të gjitha e fundit në Nevada. Në orën 5 të mëngjesit, do të mbyllen në Kalifornia, Oregon, Uashingtoni dhe Idaho.
Ora 06-07: Hawaii mbyllet në 6 të mëngjesit, Alaska, shteti i fundit amerikan, mbyllet në orën 7.