Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
Kryepolici Ilir Proda dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot (18 mars) një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, në kuadrin e trajnimeve dhe përgatitjeve të uniformave blu për mbarëvajtjen gjatë dhe pas procesit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Në fokus të diskutimeve ishte roli i Policisë së Shtetit në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Si garantuese e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri për të siguruar që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një mjedis të lirë dhe të paanshëm”, njofton institucioni.
Pikë diskutimi ka qenë edhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar se çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.
“Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore”, tha Proda mes të tjerash.
Gjithashtu, Drejtori konfirmoi se strukturat policore janë të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre, me profesionalizëm dhe neutralitet të plotë. Ai theksoi se Policia do të jetë aktive, jo vetëm në sigurimin fizik të procesit zgjedhor, por dhe në identifikimin dhe adresimin e çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Ndërkaq, Komisioneri Celibashi u shpreh se:
“Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjithë votuesit”.
Gjatë takimit u diskutuan në mënyrë të detajuar:
-Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, siç janë blerja e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës;
-Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor;
Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, duke parandaluar çdo incident të mundshëm;
-Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46%
-
Jo
43.7%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 1229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Popullariteti në kërkime mund të ndikojë në vota’, inxhinieri i IT: Ja kush kryeson si politikani më i ndjekur në rrjete sociale
19 Mars, 12:45
-
Elton Qyno në Kushtetuese/ I kërkon SPAK kthimin e sendeve dhe asgjësimin e materialeve që iu morën nga telefoni
19 Mars, 11:56
-
Adriatik Doçi: 'Kunata' e Belo Këlliçit regjizorja e Babale 3! Llagami-Bushka, shpresa e fundit e PD për të rrëzuar Ramën
19 Mars, 10:27
-
Mesazhet me Bushkën, ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami: Fabrikime imagjinare për ndikime në drejtësi! U shpërndanë në mënyrë anonime nga një person që më përndjek
19 Mars, 10:25
-
Çështja e Veliajt/ Në arrest shtëpie, biznesmeni Abule shoqërohet në SPAK! Merret në pyetje si person në hetim
19 Mars, 10:15
-
Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)
19 Mars, 08:58
-
'Numri 5 i PS në fletën e votimit, investim për Shqipërinë në BE', Rama: Mos shihni as majtas e djathtas, por drejt Unionit
19 Mars, 08:11
-
Fletë votimi gjigante/ Rama kritika KQZ: Qamet i madh, si libër! Ishte qendër votimi më vete, të ndiqnin modelin italian (VIDEO)
18 Mars, 23:06
-
Ylli Pata: Shkodra, vitrina politike reale e 'Aleancës Madhështore'
18 Mars, 22:42
-
Enkelejd Alibeaj i 'Djathtas 1912' kandidon familjarë në zgjedhjet e 11 majit! Fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës
18 Mars, 22:22
-
Spahiu tallet keq me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kush e ha propagandën! Si Saliu si Rama e dinë që tani rezultatin e 11 majit
18 Mars, 22:04
-
‘Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta’/ Valteri për ‘Repolitix’: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’
18 Mars, 21:30