Zgjedhjet serbe, Drews:
Gati të shmangim cdo incident

Zgjedhjet serbe, Drews: <br />Gati të shmangim cdo incident
KOSOVE- “Jemi të gatshëm të evitojmë cdo tension apo incidente të mëdha në këtë fundjavë zgjedhore”. Kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Erhard Drews
“Detyra e KFOR-it është të koncentrohet në hapësirën e sigurisë, ndërsa e EULEX-it në zbatimin e rregullave të shtetit juridik. Në bazë të mandatit të tanishëm dhe sugjerimeve politike që vijnë nga Brukseli, KFOR-i nuk mund të zbatojë detyra shtesë që kanë të bëjnë me masat policore dhe doganore”, thekson ai.

Dreës thotë se zgjidhja ushtarake apo e dhunshme e konfliktit në veri nuk është e mundur.“Këtu kemi nevojë për një zgjidhje politike. Një prej rrugëve është dialogu, i cili duhet të çojë deri tek normalizimi i raporteve mes këtyre qeverive dhe vendeve. Një rrugë tjetër është qasja edhe më serioze e qeverisë së Prishtinës në procesin e integrimit të qytetarëve të vet në veri të vendit - të cilët tani janë shumë pak të interesuar për integrim - në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Drews.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore