Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Veri do të përcaktojë që veriu i Kosovës të shndërrohet në pjesë të axhendës së dialogut në Bruksel.
Këtë analizë e nxori Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë publikimit të një analize mbi zgjedhjet e Serbisë në Veri të Kosovës.
Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerësoi se qëndrimi pasiv i BE-së karshi zgjedhjeve serbe po inkurajon agjendën nacionaliste të sërbëve të Veriut, ndërkaq që Qeveria e Kosovës ka dështuar që përmes dialogut, përkatësisht, përmes presionit të BE-së, ta detyrojë Serbinë që mos t`i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.
Sipas kësaj analize nëse Bashkimi Evropian lejon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, atëhere ekziston rrezik i madh i dëmtimit final të dialogut Prishtinë-Beograd, përkatësisht dështimin e plotë të tij.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com