Zgjedhjet serbe, radikalët në Mitrovicë

Zgjedhjet serbe, radikalët në Mitrovicë
PRISHTINE - Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq, pritet të qëndrojnë sot (e mërkurë) në veri të Mitrovicës. Këtë informacion e kanë konfirmuar përfaqësues të PPS-së në Mitrovicë. Ata pritet të marrin pjesë në një tubim parazgjedhor që do të mbahet në Mitrovicë nga ora 13:00.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se deri më tash, Nikoliq dhe Vuçiq, nuk kanë bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën, por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që këta të dy në Kosovë kanë mundur të hyjnë në cilësinë e qytetarëve, për vizitë të thjeshtë.

“Policia e Kosovës ka informacion jozyrtar për ardhjen e tyre (krerët e PPS-së) në Kosovë. Mirëpo, të njëjtit, mund të hyjnë në Kosovë në cilësinë e qytetarëve, duke iu nënshtruar procedurave kufitare”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Por, udhëheqësi i serbëve në veriun e Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, thotë se kreu i Partisë përparimtare serbe e vizitojnë veriun e Mitrovicës me qëllim që në tubimin parazgjedhor t’iu drejtohen qytetarëve të Mitrovicës.

“Sot në Mitrovicë mbahet mitingu parazgjedhor i Partisë Përparimtare Serbe. Kështu që zoti Nikoliq dhe kreu i kësaj partie do të jenë në Mitrovicë dhe do t’iu drejtohen qytetarëve të Mitrovicës dhe komunave në rrethinë, në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet, të cilat janë planifikuar të mbahen më 6 maj të këtij viti”, tha Pantiq.

Për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se do të heqë dorë, por nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.
Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj. Tomisllav Nikoliq është kandidat për president.

Ndërsa, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se mund të heqë dorë; nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës