Zgjedhjet serbe, të shtëna
me armë në veri të Mitrovicës

Zgjedhjet serbe, të shtëna <br />me armë në veri të Mitrovicës
KOSOVE-Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e djeshme rreth orës 17.00 në veri të Mitrovicës ndërsa ‘Koha Ditore’ raporton se në dy komunat në veriun e Kosovës ku po zhvilloheshin zgjedhjet ilegale për nivelin lokal, pati rritje të tensioneve në mes të grupeve radikale serbe. Sipas kësaj agjensie lajmesh në afërsi të të ashtuquajturit universitetit të Prishtinës në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtënat nga armët automatike, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar se policia ka regjistruar një rast të të shtënave me armë të zjarrit. Policët e stacionit të policisë së Kosovës në veri janë duke kërkuar vendin nga ku është qëlluar me armë por nuk është arritur të lokalizohet vendi i ngjarjes.

Sipas ‘Koha Ditore” në dy komunat ku u mbajtën zgjedhjet lokale në Zveçan dhe Zubin Potok raportohet për tensionim të situatës. Grupet radikale serbe kanë filluar të provokojnë njëra tjetrën duke shtën edhe me armë zjarri në ajër. Ndërkaq mësohet se ka pasur dhe keqpërdorime të votimeve duke votuar në mënyrë familjare. Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës në Zubin Potok në zgjedhje lokale udhëheq me një rezultat të bindshëm partia e Koshtunicës me në krye Sllavish Risticnin si edhe në Zvecan me në krye Dragisha Millovicin.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore