Zgjedhjet serbe të 6 majit do të
mbahen edhe në Kosovë

Zgjedhjet serbe të 6 majit do të<br />mbahen edhe në Kosovë
Pavarësisht presionit nga BE-ja dhe SHBA-ja, Serbia shpall zgjedhjet lokale edhe në Kosovë.

Kryetarja e kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiq-Dejanoviq, ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 maj. 
Zgjedhjet lokale do të mbahen edhe në Kosovë, duke përjashtuar komunat Prishtinë, Pejë, Leposaviq, Mitrovicë dhe Novobërdë, për shkak se qeverive lokale ende nuk u ka kaluar mandati. 

Gjukiq ka deklaruar se qeveria serbe në bashkëpunim me UNMIK-un do të marrë të gjitha masat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet për 250 deputetë të Kuvendit të Serbisë mbahen sipas sistemit zgjedhor proporcional me një njësi zgjedhore në mbarë territorin e vendit.
Zgjedhjet e kaluara janë mbajtur më 11 maj të vitit 2008, ku kanë marrë pjesë 22 lista zgjedhore nga të cilat 10 kanë qenë të minoriteteve, për të cilët nuk vlen pragu zgjedhor prej 5 për qind. Për momentin nuk dihet se sa lisat zgjedhore do të marrin në zgjedhjet parlamentare të gjashtë majit.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao