PS, Bindja dhe ish-aleatët e Bashës regjistrojnë kandidatët për zgjedhjet /Zbardhet lista e këshilltarëve në Tiranë

PS, Bindja dhe ish-aleatët e Bashës regjistrojnë kandidatët për zgjedhjet /Zbardhet lista e këshilltarëve në Tiranë

Mbledhja e KQZ-së

Dita e sotme (13 maj) është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve për këshilltar bashkiak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Partia Socialiste ka zyrtarizuar 61 kandidatë për bashkitë në vend. 

Ndërkohë që ish-aleatët e Bashës që janë regjistruar në KQZ, Bindja Demokratike dhe të pavarurit kanë vijuar dorëzimin e dokumenteve për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sot janë regjistruar kandidatët e PS, tre kandidatë nga Bindja Demokratike, një i pavarur dhe një i koalicionit “Shpresa për ndryshim”.

Duhet theksuar që pjesa më e madhe e kandidaturave për kryebashkiakë janë dorëzuar në KZAZ, ndërsa në KQZ dorëzohen ato kandidatura bashkishë të cilat kanë më shumë se një KZAZ, që janë kryesisht bashkitë e mëdha. E ndërsa PS dhe partitë e tjerë kanë dorëzuar listën me emrat, opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandidat, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesëmarrjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Zbulohet kandidati i PS-së për kryebashkiak në Peqin, Bindja Demokratike mbyll regjistrimet në moment të fundit

Lorenc Tosku është kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Peqinit. Ky është emri i fundit që nuk ishte mësuar ende mediatikisht. Ndërkohë gazetarja e Report Tv Esiona Konomi raporton se kandidati i cili është regjistruar sot në KQZ për në garën elektorale të Bashkisë së Peqinit, është Lorenc Tosku. Ndërkohë, mësohet gjithashtu edhe një emër tjetër nga kandidatët e partisë "Bindja Demokratike" të Astrit Patozit, i cili është Edmond Piroli për bashkinë në Kurbin.Bindja Demokratike mbaroi të gjtiha procedurat e regjistrimit në KQZ të kandidatëve për kryebashkiak edhe këshilltarë bashkiak në orën 23:00 të mbrëmjes së të hënës, një orë para përfundimit të afatit zyrtar. 

Ora 19:38
Erion Veliaj regjistrohet në KQZ, Report TV zbardh listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën

Erion Veliaj është regjistruar si kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës. Po sot e deleguara e Partisë Socialiste për Tiranën ka dorëzuar në Komsionin Qëndror Zgjedhor emrat e kandidatëve për bashkitë e tjera për qarkun Tiranë, Rakip Suli, Redi Krajli, Agim Kajmaku dhe Haxhi Memolla si edhe listat e kandidateve të këshillit Bashkiak perkatës.

Gazatarja e Report TV Esiona Konomi zbardh listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranë të regjistruar ditën e sotme.

Pas informacioneve se protesta e opozitës jo kuvendore do të zhvendosej pas kryeministrisë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky institucion është boshatisur. Kryetari Klement Zguri anëtarët e KQZ, por edhe gjithë administrata janë larguar, edhe pse afati ligjor për dorëzimin e dokumentacioneve për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë për zgjedhjet vendore është deri në mesnatë.

Pranë KQZ-së ka vetëm forca policie në rast se PD dhe LSI do të tentojnë të shkojnë drejt këtij institucioni. Nga informacione jo zyrtare pranë PD-së thuhej se do të kishte një plan për të penguar bllokimin e procedurës ligjore për regjistrimin e kandidatëve. Ekskluzivisht gazetarja Konomi tha se KQZ ka hapur zyrën e protokollit në zonën e Lundrës për pranimin e dokumentacionit deri në mesnatë.

Ora 18:49
PS dorëzon në KQZ të gjitha listat e kandidatëve

1552398659_kqz.jpg

Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ të gjithë listat e emrave dhe këshilltarëve bashkiakë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Aktualisht PS është ligjërisht e regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe opozita nuk mund të pengojë asnjë proces për zyrtarizimin e saj.

 

Ora 13:45
Bindja Demokratike zbulon kandidatin edhe për bashkinë e Shijakut


Në bashkinë e Shijakut, Partia Bindja Demokratike ka regjistruar si kandidat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit Arben Pohumin.

Ora 13:38
Bindja Demokratike garon edhe në Dibër e Gramsh (Emrat e kandidatëve)


Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi ka regjistruar kandidatët për dy bashki të tjera, Sabri Ibrahimi në Gramsh dhe Shkëlzen Qoka në Dibër.

Ora 13:24
Zbulohet i pavaruri që do të sfidojë kandidatin e PS-së për Beratin


Në pritje të përfundimit të afatit të KQZ-së mesditën e sotme ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar si i pavarur në bashkinë e Beratit Plarent Aleksi. PS-ja në Berat kandidon me Ervin Demon, ndërsa deri në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë.

Ora 12:47
Zgjedhjet lokale/ Ish-aleatët e Bashës regjistrojnë kandidatin për Prrenjasin

1557744540_1557320533kqz.jpg
Koalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ ka regjistruar sot në KQZ kandidatin e saj për kryetar bashkie për Prrenjasin. Kjo forcë politike ka propozuar Myslim Karriqin që të konkurrojë nga Aleanca Kuq e Zi pjesë e Koalicionit “Shpresa pēr Ndryshim ” në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ky koalicion përbëhet nga shtatë parti, dhe është i dyti i regjistruar pas “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Myslim Karriqi do ketë mbështetjen jo vetëm nga Partia Aleanca Kuq e Zi, por edhe nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat;Partia Demokracia e Re Europiane;Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar;Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë, ish-aleatë të Bashës.

Myslim Karriqi është rivali i parë aktualisht që synon të sfidojë ish-deputetin e PS Nure Belba që është zyrtarisht kandidati i ASHE. Ndërkohë për të kandiduar për kryetar bashkie për bashkinë e Prrenjasit po sot ka përgatitur dhe do dorëzojë dokumentacionin edhe përfaqësuesi i Bindjes Demokratike.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RRAQE RRAQE KIKIKO vasil petrit ma kafsho: 13/05/2019 20:37

    Erion Veliaj sukses se je djal puntor e me dipllom Amerikane. Kurse krimineli shal ngjit hsjdut s'ka as dipllom fundërrina. Z O T I ta boft drit o Erjon Veliaj.

    Përgjigju
  • Populli: 13/05/2019 09:45

    Si hyn ne zgjedhje si nuk hyne,nuk i voton njeri,qytetaret i urrejne aq shume Lulin-Monen-Meten-Berishen qe jane shkaktaret qe kerkojne destabilizimit te vendit,por nje mut te madh do marrin ne fund ate te Nokut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht