Zgjedhjet/ Ushtria në mbrojtje të bllokut të ambasadave (FOTO+VIDEO)

84 objekte të rëndësisë së veçantë janë marrë në mbrojtje nga ushtria. Është ky urdhri i përbashkët i ndërmarrë dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, Ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu .

Ndërkohë 280 oficerët e policisë  që ruajnë sigurinë në këto godina do t'i bashkohen pjesës tjetër të forcave të policisë për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ky urdhër vjen pas një sërë masash të ndërmarra nga policia që kanë si synim sigurimin e objekteve zgjedhore dhe procesit zgjedhor .

Për zgjedhjet e 30 qershorit janë angazhuar rreth 7326 oficerë policie ndërsa është paralajmëruar se kush tenton të thyejë heshtjen në dy ditët   e ardhshme që  përkojnë me heshtjen zgjedhore, që do të thotë se tubimet janë të ndaluara dhe ata që do të protestojnë rrezikojnë burg nga 1-5 vite burg.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 29/06/2019 17:59

    Po nga 500 veta qe do hyjne ne cdo ambasade nuk i vrasin dot...nuk i vrane ne 91’

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 29/06/2019 10:39

    E tash eshte pak me ndryshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi