TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të lëshojë akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se po bën gjithçka që të mbajë peng çështjen e Partisë demokratike në Apelin e Tiranës. Në mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike, Berisha tha se Rama ka dhënë urdhër që çështja mos të shqyrtohet pasi sipas tij, kreu i qeverisë po bën gjithçka që PD të futet e përçarë në zgjedhje.
Berisha tha se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, ndonëse sipas tij Rama po mban peng opozitën. Ndalur në zgjedhjet vendore, Berisha tha se do të zhvillojnë procesin e primareve edhe për kandidatët për Këshilla Bashkiakë. Sërish pati akuza ndaj kryeministrit Rama, për të cilin thotë se kanë nisur që tani punën për të vjedhur votat e zgjedhjeve vendore.
“Do vazhdojmë edhe me këshilltarët dhe e vërteta është se kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Këto zhvillime brenda PD-së, atë e kanë tronditur gjeri në palcë pasi e sheh që betejën e ka të humbur. Ky tmerr ka bërë që ai të humbasë jo vetëm e mendjen, logjikën, por të vazhdojë me flamurin e zi të një krimineli elektoral. Të dalë haptas me platformat e plaçkitjes së votës, e ekzekutimit të saj paraprak. Të dëshmojë që është i aftë të bëjë gjithçka, të ushtrojë çdo formë terrori për të grabitur votat e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Një koment, Berisha e pati edhe për përjashtimet e katër deputetëve nga grupi i PD-së. Ai ‘shigjetoi’ sërish Enkelejd Alibeajn, duke thënë se përjashtimet i ka bërë me urdhër të Edi Ramës. Arsyeja e përjashtimeve, sipas Berishës është se Rama po përpiqet të zvogëlojë në parlament kohën e deputetëve të Foltores.
Sali Berisha thotë se vendimin për të përjashtuar katër deputetët nga grupi i PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka marrë me urdhër të Edi Ramës. Sipas tij, e gjitha kjo po bëhet vetëm me nëj qëllim që të mos t’i lënë kohë deputetëve të Berishës të flasin në parlament.
“E bën Edi Rama. Një njeri që s’ka asnjë funksion. Përveç Koresë së Veriut, nuk mund të gjesh parlament në botë që të dalë një i vetëshpallur kryetar grupi dhe të thotë të përjashtoj. Të përjashtoj katër deputet pa asnjë bazë, rregulloja nuk e parashikon, rregulloja e fillimit në 2018 parashikon zero përjashtime nga grupi. I përparimi, po ky i sotmi jo kjo, kjo ndodh nga Edi Rama. Se si të ngushtojnë në maksimum hapësirën parlamentare për deputetë e opozitës, si ti lënë jashtë komisioneve. Si tu japë atyre 2 minuta kohë për diskutim. Ky është një akt i padëgjuar ndonjëherë në histori. Është prapë Edi Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po mban peng çështjen e PD-së në Apel. Sipas Berishës, Rama po përpiqet të bëjë çmos që PD të futet e përçarë në zgjedhje.
"Natyrisht ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Në kontekstin e përpjekjeve të tij ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër forcës kryesore politike opozitare, PD-së. Ai mendon se mund të mbajë peng me forcë, por e vërteta është se do mjerohet. Ai mendon dhe përpiqet të bëjë çdo gjë forca jonë politike në garën e ardhshme elektorale të futet siç dëshiron ai. Edhe njëherë dua të theksoj. E vërteta është lidhur me PD-në dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj plotësisht kushtetues e ligjor. Dua tu them qytetarëve të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj. Çdo konfuzim i saj është i padrejtë. Gjykata me datë 25 mars ka vendosur, por cfarë ka ndodhur. Është Edi Rama i cili ndalon aktin e regjistrimit të partisë. Akt anti-demokratik, diktatorial. Vetëm Edi Rama ai që nuk lejon me një kancelar regjistrimin në regjistër. Një sekretare që e ka detyrë absolute ligjore të çojë aktin në regjistër. Edi Rama nuk lejon regjistrimin", tha Berisha.
Berisha nje debil politik,ka mesuar 6 fjale ne 90 dhe ato vazhdon ti perdore pas 32 vjeetve. Pervec q
Përgjigjuahahhaha qesharake me vjen per te qeshur qe po pranon humbjen pa filluar akkma fushata
Përgjigjupo ti ke fillu me miell qe tani mer
Përgjigju