Zgjedhjet vendore, Gështenja në Report Tv: E gjithë opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët, s’mund të përsërisim 6 marsin

TIRANË- Dy palët brenda Partisë Demokratike janë mobilizuar për zgjedhjet vendore 2023. Nga njëra anë grupi i Sali Berishës që ka nisur procesin e primareve dhe nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeaj që ka nisur takimet në bazë dhe rikonstruksionin e degëve në të gjithë vendin.

Deputeti demokrat Lefter Gështenja i ftuar në Report Tv thotë se do ishte një gabim i pafalshëm nëse e gjithë opozita nuk do të dalë me një kandidat në këto zgjedhje. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri, deputeti thotë se duhet t’i jepet fund kësaj përçarje brenda PD-së dhe të mos përsërisin një 6 mars të dytë.

Ai thekson se duhet të gjendet gjuha e përbashkët që të dilet me një kandidat pasi në këtë moment nuk e kanë luksin që të humbin bashki, por pjesën më të madhe të tyre t’ua kthejnë qytetarëve.

“Duhet të përfshijmë njëri tjetrin dhe jo ta përjashtojmë. Nuk ka më nevojë për eksperiment të dytë do ishte fatale që në zgjedhje vendore do vazhdojmë të jemi në garë me njëri tjetrin kush do jetë i dyti. Shqiptarët s’do na  e falin. Duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët me dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore. Nëse dëshirojmë të përsëritet një 6 mars të dytë do jetë krejt e pavlerë që pas zgjedhjeve t’i drejtojmë gishtin kush e pati fajin. Një pjesë e mirë e bashkive është momenti që t’u kthehen qytetarëve. Këtë radhë jemi të detyruar por edhe të dënuar që e gjithë opozita të dalë me një kandidat. Të bashkëpunojmë me njëri tjetrin pa kushte”, tha Gështenja.

Ndalur në buxhetin e vitit 2023, Gështenja tha se nuk është parashikuar asnjë investim në qytetin e Elbasanit, zonë të cilën edhe ai e përfaqëson. Sipas Gështenjës, të gjithë qytetarët e Elbasanit e kanë një arsye për të dalë në protestë, pasi kjo qeveri nuk mund t’i përdorë vetëm për të marrë taksat dhe mos të parashikojë asnjë investim për ta.

“Ka zero investime në fushën e bujqësisë, zero investime për ujësjellës kanalizime në zonat ruale, zëro investime në infrastrukturë në zona rurale. Kjo qeveri nuk mund ti përdorë këto qytetarë vetëm për t’u marrë taksat. Nuk mundet që këto qytetarë të qarkut të Elbasanit thjesht të paguajnë taksat dhe mos të fitojnë asnjë feed back”, tha Gështenja.

Gështenja konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e nesërme të thirrur nga Sali Berisha, ndërsa u bëri ftesë edhe qytetarëve të bashkohen.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër