Zgjedhjet vendore, Koduzi i PD-së: Bejko kandidati i vetëm i djathtë i Tiranës! Dalipi i PS-së: Nëse kanë një model të na e demonstrojnë

Dy kandidatët për këshilltarë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi i Partisë Socialiste dhe Gazment Koduzi nga Partia Demokratike, të ftuar në Report Tv, paraqitën vizionet e tyre për kryeqytetin.

Koduzi u shpreh se ato kanë ofruar një program të caktuar për qytetarët, ndërsa theksoi se e djathta në Tiranë përfaqësohet vetëm me një kandidat, që është Roland Bejko.

‘Kemi ndjekur një model duke u ofruar qytetarëve një program të caktuar. Bejko ka një program të publikuar për ‘Frymëmarrje për Tiranën’. Përmbledh të gjitha fushat! Vër syzet dhe lexo shifrat. Cilësia e ajrit është shumë e ulët. Cilësia e ujit të pijshëm është e ulët. Përmendi hekurudhën Tiranë-Durrës, por nuk përmend si mund të përmirësohet trafiku brenda Tiranës. Tirana nuk ka asnjë alternativë të transportit publik përveç autobusëve. PD është e vetmja parti e djathtë që është në garë. I vetmi kandidat i djathtë që është në garë sot në Tiranë është Roland Bejko.’- tha Bejko.

Ndërsa këshilltari për bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi tha në emisionin 'Studio Live' me gazetrain Arbër Hitaj, se ato kërkojnë një mandat tjetër për të çaur para projektet e tyre. Dalipi tha se ato flasin me vepra, ndërsa nga ana tjetër PD nuk ka asnjë model për të ofruar.

‘E mira është ti heqin syzet dhe të shohin sa ka ndryshuar Tirana. Kemi 77 pika të agroturizmit në Tiranë. Sa i përket shifrave të tjera, një nga gjërat e rëndësishme që ka investuar bashkia e Tiranës ka qenë vizioni për arsimin dhe të rinjtë. Sapo mori detyrën, Veliaj bashkë me sipërmarrjen bëri rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë. Nëse furçat e tjera politike kanë një model le të na e demonstrojnë, nëse modeli i tyre është Shkodra le të na e tregojnë, ku janë plehrat kudo. Modelet, shifrat apo faktet duhet të jenë edhe krahasuese. Ekonomia është rritur me 50% punësimi është rritur me 40%. Ka disa reformat ë rëndësishme. Kërkojmë një mandat tjetër për të vazhduar vizionin e Partisë Socialiste.’- tha Dalipi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja