Zgjedhjet vendore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Fushata zgjedhore nisi para kohe, zgjedhësit hasën vështirësi në gjetjen e emrave në listat zgjedhore

Zgjedhjet vendore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Fushata zgjedhore nisi para kohe, zgjedhësit hasën vështirësi në gjetjen e emrave në listat zgjedhore

Foto ilustruese

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një raport të bërë publik për mediat, ka vërejtur se në disa KZAZ lista e zgjedhjeve është publikuar përtej afatit ligjor që parashikohet ose në disa raste të tjera zgjedhësit kanë patur pengesa dhe vështirësi në aksesin e tyre për t’u njohur me përmbajtjen e listave, për shkak të formës që është përzgjedhur nga administrata zgjedhore vendore për afishimin e tyre.

Në raport shkruhet se ky detyrim ligjor në tërësi nuk është zbatuar, si rrjedhojë e mos akordimit të fondit nga Ministria e Brendshme.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se kjo problematikë rezulton e përsëritur në zgjedhjet e mbajtura vitet e fundit në vendin tonë, ndërkohë që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për këtë çështje, mbeten të pazbatuara.

Në raport thuhet se fushata zgjedhore rezulton se ka filluar para afatit të parashikuar në nenin 77 të Kodit Zgjedhor (fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve). Në raport shkruhet se pavarësisht se data 14 Prill duhet të ishte data e fillimit të fushatës, rezulton se subjektet zgjedhore kanë zhvilluar takime elektorale qysh prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar. Në raport shkruhet se KQZ ka qenë në dijeni të këtyre fakteve të bëra në shumë raste publike në media, por Kodi Zgjedhor nuk parashikon sanksione në këtë drejtim.

Sipas raportit, numri i sanksioneve administrative për veprimtaritë e ndaluara dhe shpërdorimin e aseteve rezulton më i lartë në raport me zgjedhjet e kaluara, si dhe hetimet administrative kanë qenë relativisht më të shpejta.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/05/2023 03:06

    Po per voten e emigranteve perse nuk kembengulni? Me shume ka emigrante se sa votues brenda vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja