Grupi i punës për angazhimin elektoral të PS-së ka mbaruar fazën e parë të konsultave me anëtarësinë në rrethe për zgjedhjet vendore të vitit 2015. Deputetët socialist të ngarkuar për këto takime kanë dëgjuar për rreth dy muaj kërkesat dhe sygjerimet e anëtarësisë për zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe tani mbetet vetëm kryeqyteti. Tirana do të jetë edhe qyteti i fundit ku deputetët Blendi Klosi, Musa Ulqini dhe Blerina Gjylameti do të marrin sygjerimet e fundit.
Menjëherë pas përfundimit me kryeqytetin, deputetët do të angazhohen në një fazë të dytë ku pritet të dalin edhe emrat që do t’i sygjerohen kryesisë së Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2015. Emrat për 61 njësitë e reja vendore, do të ndahen mes koalicionit PS-LSI për përcaktimin që dy forcat politike do të bëjnë për zgjedhjet e 2015.
/Shqiptarja.com