Javën tjetër nis fushata, PS mbledh kryesinë! Gjiknuri: Zhvillojmë takime të vogla, pa shpenzime! Opozita e zhytur në rubla ruse, s’ka strategji zhvillimi

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë ku u diskutua mbi strategjitë që do të ndiqen në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Gjiknuri theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.

“Në mbledhje u diskutua nga të gjithë anëtarët për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve që shumë shpejt do i bëjmë publike. Ishin mbledhje organizative ku të gjithë anëtarët e kryesisë dhanë mendimet. Hyjmë të siguritë me një strategji të mirëmenduar. Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete masive, nuk duam të bërtasim por t’u tregojmë njerëzve se çfarë pune kemi bërë. Aktivitetet do fillojnë javën tjetër në përputhje me kodin zgjedhor"-tha Gjiknuri. 

I pyetur mbi fushatën elektorale të opozitës, Gjiknuri tha se partitë opozitare nuk kanë asnjë strategji zhvillimi për vendin përveç thirrjeve që bëjnë për revolucion, gjë që sipas tij nuk është në përputhje me atë çfarë kanë nevojë shqiptarët në këtë moment.

“Kundërshtarët politikë janë të zhytur në rublat ruse, por strategjia jonë është ajo e ndërtimit të të ardhmes. E shikojmë strategjinë e zhvillimit kurse pala tjetër ka vetëm një slogan që është “përmbysje, revolucion” që nuk është në përputhje me atë që duan shqiptarët”- shtoi sekretari i Përgjithshëm i PS.  

Partia Socialiste, në 44 bashki vendosi të garojë me kryetarët aktualë, duke u besuar një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk kishin listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 07/04/2023 11:56

    O Damian o gjigand bravo te qofte bere milarda pa fund dhe dole nga skena si dhelper dinake !!! Me pelqeu ky termi “me shoenezime te vogla” hahahaha me lot na bere je loktar si gjithmone intrigant i lindur !!!

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/04/2023 11:15

    Degjoni serborusët shqipfolës se si han m… e vet duke gjykuar të tjerët si kinse ”prorus”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë