'Vendoret', Valteri në ‘Repolitix’: Berisha do futet në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë! Muça: Koalicioni me Metën është kosto elektorale

TIRANË- Partia Socialiste duket se ndodhet komode përballë një opozite të përçarë për garën e 14 majit. Sali Berisha nuk ka arritur një konsensus me grupin e Enklejd Alibeajt dhe PD do të dalë me dy kandidatë të zgjedhje, por kjo sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar do përkthehet në kosto elektorale. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Kalaja tha se PD do të humbë duke dalë me dy kandidatë.

“Ky mision që foli Berisha, është i rëndësishëm, rikthimi i pluralizmit. Një parti politike qëllimi është që të fitojë më shumë bashki, nuk mendoj që kjo mund të jetë alibi i Berishës. Unë gjykoj që Berisha duhet të dalë me tezën që duhen fituar zgjedhjet lokale. Duhet të marrë fund vjedhja e zgjedhjeve, nëse e kanë seriozisht duhet të shkojnë atje dhe të fitojnë disa bashki. Historia e vjedhjeve të zgjedhjeve dhe alibitë duhet të marrin fund. Humb PD me dy logo, votuesi bëhet konfuz”, tha Kalaja.

Duke qenë se ende nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së, ish-deputeti Halit Valteri tha për gazetarin Denis Minga se do të përsëritet sërish skenari i 6 marsit. Valteri thotë se Berisha do të dalë në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë.

“Njëra nga ato të dyja nuk do jetë. Do jetë bashkë me Partinë e Lirisë, siç patëm të pjesshmet. Partia e Lirisë do jetë me dy ortak të vjetër me një Pazar të ri. Dalja me dy logo, ose dy opozita favorizon qeverinë dhe numri bashkive që pretendohet të merret do jetë shumë i vogël. Nga 61 bashki nuk shoh se do ketë shumë ndryshime. Mund të jetë 57 ose 56. Nëse punon votohesh. Nëse nuk punon ikën nga pushteti”, tha Valteri.

Fabian Topollaj thotë se do të mbështesin kandidatin e Berishës për Tiranën, Belind Këlliçin, ndërsa thotë se ‘lufta’ e Bindjes Demokratike do të jetë për këshillat bashkiakë. Sipas tij, opozita do ketë shumë pak shanse për fitore, pasi palët në PD po luftojnë se kush do të udhëheqë opozitën.

“Bindja do kandidojë kudo të mundet me lista këshillash bashkiakë. Të kërkohet falje për atë që ka ndodhur katër vite më parë dhe më pas të korrigjosh. Sot të themi të rrëzojmë monizmin, pa thënë që gabimin e kanë bërë forcat opozitare. Berisha ka pasur qartazi ndikim në vendim. Është e sigurt që do kemi për këshilla bashkiak. Jemi përpjekur të jemi forcë racionale. Mbështetja është për Belind Këlliçin, duam që opozita të ketë një kandidat se rriten shanset e fitores. Në kampin e opozitës lufta po bëhet se kush do mbajë drejtimin e opozitarzimit. Palët s’po zihen për tu bërë maxhorancë, por për kontrollin e opozitës. Opozita do ketë shumë më pak shanse.

Për gazetarin Flogert Muça, Sali Berishës do t’i kthehet në kosto elektorale edhe koalicioni me Ilir Metën, që sipas tij do t’i heqë shumë vota. Gjithashtu, Muça thotë se Berisha është në disavantazh për shkak të luftës së brendshme në parti, por nga ana tjetër nuk ofron as alternativë të re qytetarët.

“Përçarja brenda partisë, pak logoja, ideja e përgjithshme që s’janë të zotë. Përçarja e familjes është kosto shumë e madhe që e dëmton. Ribashkimi me Metën është kosto që Berisha ka në zgjedhje. Sërish i heq votat. PS ka humbur Përmetin kur ka qenë me LSI. Partia e Lirisë gërryen vota nga partitë e mëdha. E treta është mungesa e shpresës, po të shohësh gjuhën e doktorit, s’ka asnjë lloj alternative, ide të re. Nuk mbjell shpresë. Këtë gabim që mund ta bënte kushdo, doktorit nuk i falet”, tha Muça.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 06/01/2023 05:52

    Ne Shqipni,akoma diskutohet Sali Berisha,do fitoje apo jo.Si gjithone me vite mbrapa realitetit.Si ka mundesi?

    Përgjigju
  • Mala: 05/01/2023 09:34

    Pse e mohon subjektin e tradites dhe embelemes me vula,del me nje fabrikat partik me "pronar te licensuar".Vetmohimi i vetevetes deshmon mosiguri ne vetevete,apo fshehje e nje shemtie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!