Zgjedhjet, zbardhen kandidatët
socialistë në 61 bashkitë e vendit 

Zgjedhjet, zbardhen kandidatët<br />socialistë në 61 bashkitë e vendit 
Kryesia e Partisë Socialiste miratoi në mbledhjen e saj të ditës së djeshme kandidaturat të cilat do të kalojnë për votim në bazë për zgjedhjen e kryetarëve të partisë në 61 bashkitë e vendit. E paqartë ngelet zgjedhja që do të bëhet për Bashkinë e Tiranës, teksa kjo njësi, për rolin e saj specifik dhe peshën elektorale, do të ketë një ndarje të veçantë. Ajo do të ketë kryetarë dege për çdo minibashki dhe ish-komunë, teksa nuk është bërë e qartë nëse do të ketë një kryetar të madh për të gjithë Tiranën.

Burimet brenda kryesisë thanë se nuk është diskutuar ndonjë kandidaturë për drejtimin e PS-së në Tiranë, por nuk përjashtohet mundësia e një vendimmarrjeje të mëvonshme për këtë çështje. Votimi fillon së pari nesër në qarkun e Fierit dhe do të përfundojë ditën e diel. Sipas udhëzimi të miratuar mbledhje më parë nga kryesia, Asambleja Socialiste e Bashkisë u mblodh nën mbikëqyrjen e të deleguarve nga kryesia për të marrë kandidaturat dhe propozimet nga baza, dhe më pas ja dërgoi ato Kryesisë së PS brenda datës 17 maj. Dje kryesia bëri seleksionimin përfundimtar dhe kandidaturat e miratuara do të hidhen në garë në bazë për tu zgjedhur brenda datës 25 maj. Shqiptarja.com sjell tabelën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur ambicie në 61 bashkitë e vendit, teksa emra të tjerë mund të jenë surprizë e këtij procesi.

Udhëzimi
Në udhëzimin e kryesisë janë përcaktuar dhe kriteret për krerët e degëve, të cilat bazohen nga degët. Sipas këtij udhëzimi, kandidatët për kryesimin e degëve duhet: të kenë vendbanim ligjor dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtarë të partisë për një periudhë jo më pak se tre vjet si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral. Ai është funksionar me kohë të plotë në parti, dhe nuk mund të kryejë funksione të tjera. “Kryetari i Partisë i Bashkisë zgjidhet me votim nga mbledhja e zgjeruar e Asamblesë Socialiste të Bashkisë. Këshilli Koordinues i Qarkut organizon procesin për propozimet e kandidaturave nga këshillat socialistë të njësive administrative dhe pasi bën verifikimin për plotësimin e kushteve, ja paraqet ato kryesisë”-thuhet në udhëzim. Kryesia e re e Partisë Socialiste do të mund të shkarkojë kryetarët e zgjedhur në krye të degëve socialiste të partisë, në rast se ata nuk janë eficentë në detyrën që ju është besuar. Kufizimi i të drejtës së tyre për tu promovuar mund t’i bëjë ata neglizhentë në drejtimin e partisë, ndaj është marrë masa që ata të jenë në presionin e një vendim shkarkimi nga kryesia.

Të privuarit
Deputetët dhe kryebashkiakët nuk do të lejohen të garojnë për postin e drejtuesit të degës së bashkisë për Partinë Socialiste. Ndryshimet finale të Statutit të PS-së që u miratua gjatë Kongresit të marsit, i konsideron këto pozicione të papajtueshme, madje ka vendosur që kreu i PS-së të mos jetë i punësuar në pozicione drejtuese shtetërore, por të jetë një i punësuar i partisë, që do të paguhet me fondet  e kësaj të fundit. Ky rregull përjashton nga e drejta e rizgjedhjes, një grup deputetësh dhe kryebashkiakësh që aktualisht po drejtojnë disa degë të rëndësishme të PS-së.

Shkarkimi
Kryesia e re e Partisë Socialiste do të ketë edhe një kompetencë të re. Ajo do të mund të shkarkojë kryetarët e zgjedhur në krye të degëve socialiste të partisë, në rast se ata nuk janë eficentë në detyrën që ju është besuar. Kryetari i partisë në bashki do të zgjidhet me votim, pas miratimit të kandidaturave nga kryesia, por ata nuk mund të jenë as deputetë, as kryebashkiakë e as funksionarë shtetërorë. Ata do të jenë të punësuar pranë partisë. Kufizimi i të drejtës së tyre për tu promovuar mund t’i bëjë ata neglizhentë në drejtimin e partisë, ndaj është marrë masa që ata të jenë në presionin e një vendim shkarkimi nga kryesia. 
 
 
Shkodër
 
1.     Malësi e Madhe
Lulzim Zara 
Skënder Hoti
Bashkim Cupaj
 

Shkodër  Astrit Beci
Rozafa Zmijani
Megi Ajtyresa
Vau i DejësMark Zhuri
Sokol SHkreli
Pukë  Marash Kola
Fushë ArrëzPaulin Peraj
 
 
Kukës
 
KukësTatjana Kagjli
Ladimir Spahiu
Shemsi Shahu
HasAdem Lala
TropojëMujo Gostunari
Rexh Byberaj
 
Lezhë
LezhëErmal Pacaj
Altin Shtjefni
Kurbin Agron Ivanaj
Anton Brozi
Alfred Prodani
MirditëPjetër Pjetri 

Dibër
DibërAlma Selami
Agron Cara
Meriz Shehu
KlosValbona Kola
Bashkim Dardha
Mat Agron Malaj
BulqizëLefter Alla 
Adhurim Lika
 
Durrës
 Durrës Alban Ramohitoj
Alfred Mullaraj
KrujeIlir Loci
ShijakTauland Xheraj
Dorina Curri
 
Tiranë
Tiranë
Pritet të funksionojë me kryetar për çdo njësi administrative)
VorëGëzim Demiraj
KamëzZjarrm Shehu 
Elton Shahini 
Ramadan Cani
KavajëAqif Pera
Valbona Mustafa
Tahir Kanapari
RrogozhinëHaxhi Memolla
Margarita Dedej
 
 
Elbasan
PeqinBukurosh Maçi
Mikel Kasa
Elbasan  
Ardit DemiriBlerina Kamani
LibrazhdSokol Skura
Burbuqe Hysa
GramshTajar Bici
Klodjan Tase
BelshMariglen Bali
PërrenjasNuri Belba
Haxhi Collaku
CërrikGezim Hoxha
 
Fier
LushnjëLindita Buxheli
Erjon Vodo
Arjan Cakalli
Fier Ervin Bushi
Andius Olldashi
MallakasterPajtim Ismaili
DivjakeNaumka Aliaj
Ylli Stambolliu
PatosKamber Nexhaj
Arben Beta
RoskovecMaks Goga
Mira Buzi
 
 
Berat
KuçovëSybi Shehu
Gramoz Mece
Ura Vajgurore Eldis Hyka
Arjan Cepele
BeratShkëlqim Brisku
Valbona Zylyftari
PoliçanAstrit Hasa
Skrapar  Fatos Hasanaj
 
 
 
Korce 
PogradecBledar Çomo
Maliq Orlind Demollari
KorçëYlli Ndini
Emiljano Muharremi
DevollPellumb Agolli
KolonjëIlirjan Hyseni
PustecJani Ago
 
 
Gjirokastër
TepelenëDino Selimi
KëlcyrëJonian Harkaj
Përmet Miranda Habili
Gilberto Jace
 
Gjirokastër Jani Duri
Dashi Qeli
Skënder Seferi
LibohovëVladimir Hide
Asim Banushi
DropullPandeli Toli
Panajot Lulo
MemaliajMynyr Memushaj
Hysni Cela
 
Vlorë
VlorëIlir Metaj
Ines Stasa
SelenicëArdit Xhafaj
Himarë Ilir Gjicali
SarandëJonida Abduli
DelvinëBrunilda Meleqi
FiniqZiso Nasho
KonispolJetmira Kaso
Edlir Avdi
 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar