TIRANË- Shefja e misionit të OSBE- ODIHR, Andrey Glover u ka dorëzuar palëve politike raportin final për zgjedhjet e 30 qershorit, ku përfshihen dhe rekomandimet që duhet të diskutohen në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Fillimisht, Glover u ndal në selinë blu rreth orës 11: 50 në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi zgjati rreth 60 inuta, ku në fokus ka qenë Reforma Zgjedhore edhe pse opozita jashtë-parlamentare, tek 5 kushtet e tij. “Erdhëm këtu me raportin final, i cili i është dorëzuar institucioneve dhe përmban rekomandimet që duhet të diskutohen. Kam frikë se nuk kam asnjë mesazh për ju”, tha ajo për mediat.
Ndërsa për Bashën reforma zgjedhore është rruga e vetme për të dalë nga kriza. "Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri. Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.
T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!".
Glover në selinë blu
Më pas, Glover takoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në seli, ku në fund të takimit nuk pati asnjë prononcim për mediat nga anjë nga palët. Nga ana tjetër, u takua edhe me ministren Elisa Spiropali, teksa e falenderoi për mbështetjen që i jep Shqipërisë. “Sot pata rastin të falenderoja shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë për të arritur standardet më të larta të administrimit zgjedhor”, shprehet ajo.
Glover në takim me Kryemadhin
Glover takim me Spiropalin