Basha këmbëngul për 5 kushte për reformën zgjedhore, BE thirrje opozitës: Uluni në dialog konstruktiv

Basha këmbëngul për 5 kushte për reformën zgjedhore, BE thirrje opozitës: Uluni në dialog konstruktiv

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançic

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këmbënguli sot në kushtet e vendosura për shumicën për miratimin e reformës së re zgjedhore. Por Bashkimi Europian ka ripërsëritur thirrjen për nevojën që të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për ATSH-në, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic tha se kjo reformë dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për  Shqipërinë”, theksoi Maja Kocijancic. Sipas saj, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur. “I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”, tha Maja Kocijancic.

BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”, përfundoi zëdhënësja e Bashkimit Europian.

Reforma zgjedhore është një nga dy kushtet e Gjermanisë për nisjen e negociatave dhe kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog opozitës. Por Lulzim Basha i vendosi kushte. Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore.

Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita joparlamentare kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga bashkëdrejtimi i këtij komisioni. 

Por kryeministri Rama deklaroi se reforma zgjedhore është kusht për negociatat dhe koha nuk pret prandaj shumica do të miratojë draftin sipas rekomandimeve të OSBE-së. Drafti i PS-së së 2018 që pranon kushtet kryesore të PD-së dhe OSBE-ODIHR-it. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artani: 08/10/2019 18:27

    Ha ha!Këta evropianë hëngrën mendjen! Ata e ftojnë Bashën për 'dialog konstruktiv’. Thjesht në kundërshtim me atë që synon Basha. Qëllimi i tij është të krijojë telashe dhe mungesë autoriteti. Në këtë rast njerëzit që e futin atë në ulësen e shoferit do të shpëtojnë pa burg!

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/10/2019 16:01

    Kti lul ka...t duhet me ia mbyll të gjitha vrimat dhe mos me leju që kurr mos me pa drit me sy kti tradhëtari palaqo...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë