'Zgjedhorja', eksperti i tryezës së Këshillit Politik: Bojkoti po zvarrit punën, mungon vullneti nga palët

Për ekspertët, afati 31 maj për përfundimin e punës së këshillit politik nuk është pengesë për reformën zgjedhore. Kristaq Kume, eksperti që është pjesë e kësaj tryeze,  shprehet se e vetmja barrierë për mos realizimin e ndryshimeve në Kodin Penal është mungesa e vullnetit politik nga të dyja palët.

Theksoj se nuk është koha që kushtëzon realizimin e konsensusit,është vullneti politik. Mënyra se si janë duke u sjellë dhe para dhe tani partitë politike të bën të mendosh se më parë kanë interesin e tyre politik se sa interesin qytetar. E gjitha kjo mund të bëjë që cfarë është bërë deri tani të mos realizohet në nivelin e synuar”, shprehet Kume.

Bojkotin e opozitës jashtë parlamentit në mbledhjen e fundit, eksperti Kristaq Kume e sheh si një zvarritje të punës së kësaj tryeze politike.

Mbledhja e ardhshme do të bëhet sapo pjesa tjetër e Këshillit politik, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentit do të bien dakord të marrin pjesë. Ajo cfarë do të realizohet do të jetë vazhdimi dhe realizimi i vendimmarrjes nga ky Këshill në mbledhjen e fundit të tij, trajtimi deri në nivel vendimmarrje për cështje të caktuara, pjesë e axhendës së Këshillit politik si problemet e financimit apo të kuotës gjinore”, tha Kristaq Kume.

Por cfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës nëse PD-LSI do të jenë në mbledhje? “Në vlerësimin tim vendimi për bojkot për të mos marrë pjesë në procesin e nisur nuk është vendimmarrje që mund ta përfshijë më afër realizimit të objektivave të opozitës jashtëparlamentare. Bojktoi nuk ka sjellë rezultate për opozitën parlamentare i referohem largimit nga institucionet për zgjedhjet e 30 qershorit”, tha ndër të tjera eksperti.

Mbetet ende i paqartë qëndrimi i opozitës jashtë parlamentare lidhur me punën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ndërkohë që dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari deklarojnë se nuk kanë një komunikim zyrtar nga palët e tjera politike për ecurinë e diskutimeve. Ndërkohë, që kanë mbetur më pak se dy javë nga afati i vendosur për të përmbyllur punën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë