Takimi Rama-Basha? Mediu në "Repolitix": Komunikimi politik, i domosdoshëm! Ja ku ndahen palët

Kryeministri Edi Rama i bëri sot një ftesë kryetarit të PD, Lulzim Basha për tu takuar, me qëllim gjetjen e një konsensusi për reformën zgjedhore. Një gjë e tillë është mirëpritur edhe nga krytari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili theksoi se  një komunikim i tillë politik është i domosdoshëm.

Në studion e emisionit  "Repolitix", Fatmir Mediu tha se dy liderët e politikës duhet të takoheshin në një debat publik për të ardhmen e Shqipërisë.

"Për mua komunikimi politik është i domosdoshme, por mënyra si e shikoni është gabim. Rama e ka bërë këtë lojë për të thënë që unë mund të ulem me Bashën në çdo kohë. Kjo nuk është çështje Rama-Basha, por është çështje institucionale mes opozitës dhe mazhorancës.   Unë mendoj që Rama dhe Basha kanë vetëm një takim, debati publik për situatën e të ardhmes së Shqipërisë", u shpreh Fatmir Mediu.  

Për çështja e reformës zgjedhore, Mediu tha se është mungesë e vullnetit për ta parë procesin zgjedhor si vlerë të qytetarëve. Ndërsa shpjegoi se  palët politike kanë ngecur në depolitizimin e administratës dhe identifikimin elektronik

"Është çështje e një mungese vullneti për ta parë procesin zgjedhor jo si vlerë të partive, por si vlerë të qytetarëve shqiptarë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë të shkruara. Raporti i OSBE/ODIHR lexohet në mënyrë integrale. Çështja më e rëndë e raportit është ajo e shit blerjes së votës, votimi në grup, ndikimi i administratës etj. "Në 2012 është bërë reforma e fundit zgjedhore, është rënë dakord që në zgjedhjet e 2013 do kishte dy projekte pilot në Fier dhe Tiranë sa i përket votimit dhe identifikimit elektronike. Nuk u zhvilluan për shkaqe teknike. Në atë kohë është hedhur nga OSBE ideja e depolitizimit të komisionarëve. PS e ka refuzuar me forcë këtë. Në zgjedhjet e 2019 ka një konstatim të rëndë të OSBE/ODHIR që thotë se administrata është e politizuar. E para është identifikimin elektronik. Në fillim PS tha ta bëjmë të pjesshme, sepse nuk mund ta bëjmë dot të plotë. Kjo është e pajustifikueshme sepse Shqipëria ka 7 vjet që duhet të kishte marrë masa.  Më pas vjen çështja që është e lidhur me procesin e identifikimin elektronik. Në rast  ne do biem dakord që do ketë identifikimin elektronik atëherë dhe çështja e besueshmërisë ndryshon. Propozimet nuk janë të reja, janë propozime që janë bërë në janar dhe në mars. Nëse nuk funksionin identifikimi elektronik opozita thotë që në ato zona ku nuk bëhet ti kthehemi  komisionerëve me standardet e komisionit të Venecias. Përveç kësaj ka edhe një çështje tjetër që është KQZ", u shpreh Mediu.

Mediu tha se është për lista të hapura, madje këtë kërkesë bashkë me partitë e vogla ia kanë bërë edhe Lulzim Bashës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 03/06/2020 16:14

    Robt ku ti kesh o vrasrs

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 03/06/2020 08:30

    Ti duhet te vesh ne burg

    Përgjigju
  • Taqiu: 03/06/2020 07:24

    Po ky na e mban veten per te madh po ik ore gjysem opinge i mzeqes lau me ata femij bura gra nena me bar qe vrave ne gerdec apo ben se i harove po nuk i harojm ne popujji ptuuu bajge kriminel.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 03/06/2020 00:54

    TAKIM Rama -Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri