‘Zgjedhorja’/ PD e PS përplasen për financimin rus, Alibeaj: Po çështja ‘Mc Gonigal’? Gjiknuri: E heton SPAK, je i paqartë si partia që s’di ku e ka vulën

Larg pengesës nga deputetët e Rithemelimit, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh sërish online.

Debatet nuk u shmangën dot, kur teksa dëgjonin rekomandimet e institucioneve për Reformën Zgjedhore, financimi i dyshimtë i partive në fushata, si akuza e vjetër e PS për financimin rus të Lulzim Bashës, përplasi Gjiknurin e Alibeajn.

Damian Gjiknuri:Financimi i partive politike nga fuqi të huaja dhe a jeni ju në gjendje, për ti kuptuar dhe hetuar?

Enkelejd Alibeaj: Ja ta bëj dhe unë pyetjen. Sa ndërhyn në çështjet zgjedhore financimi që Rama i ka bërë McGonigal për ndërhyrje në luftën politike?

Damian Gjiknuri: E para ju nuk dini radhën e gjërave, keni bërë një kallëzim në SPAK, pse e shfrytëzon këtë hapësirë. I keni të paqarta, I keni si puna e partisë, kush ka vulën, kush ka zyrën, kush ka anëtarët.

Duke i kthyer përgjigjie pyetjes së bërë nga Gjiknuri për mundësinë e financimit të partive politike nga fuqi të jashtme, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi tha se raste të tilla mund të gjurmohen vetëm kur ka informacione nga homologët e huaj. Deri më tani, Koçi u shpreh se nuk kishte pasur një informacion të tillë.

“Ne si agjenci kemi dhënë vëmendje të veçantë çdo transaksioni që ndodh nga individë, persona juridikë apo organizata nga vende jo miqësore me Shqipërinë ku përfshihen edhe këto financime. Financimi i partive politike brenda Republikës së Shqipërisë dhe jashtë Republikës së Shqipërisë. Brenda Republikës së Shqipërisë ne besojmë se janë të gjitha mekanizmat për të vepruar dhe investiguar kur këto kalojnë nëpërmjet kanaleve bankare ose institucioneve të tjera financiare që kanë detyrë të raportojnë tek ne raportet të aktivitetit të dyshimtë. Për sa i përket jashtë RSH ne mund të veprojmë vetëm nëse informohemi nga homologët tanë. Aktualisht nuk ka qenë në historinë e institucionit me sa ju informova, nuk kemi patur ndonjë rast që jemi informua nga homologët tanë për raste të financimit të paligjshëm jashtë RSH. Besoj se kjo është përgjigjja për pyetjen që ngriti zoti Gjiknuri. Pra, brenda Shqipërisë i kemi të gjitha mekanizmat, jashtë Shqipërisë nuk varet nga ne por vret nga homologët tanë”- tha Koçi.

Mes të tjerash, përfaqësuesi i PD zyrtare Enkelejd Alibeaj tha se edhe shit-blerja e votës është kthyer një nga problematikat më të mëdha të ngritura nga rekomandimet e OSBE.

“Një nga problemet më të mëdha në rekomandimet e ODIHR është shitblerja e votës. Partia Demokratike në operatorë televizivë është pasqyruar me zero minuta.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të përmbyllë dëgjesat e tij javën e ardhshme, ndërsa në fund të marsit do të duhet të dalë me një draft final për ndryshimet që do t’i bëhen kodit zgjedhor.

B.V/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore