Zgjerimi i forcës bërthamore i Koresë veriut tani parashihet edhe me ligj

Zgjerimi i forcës bërthamore i Koresë veriut tani parashihet edhe me ligj

Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore. Ligjvënësit e Koresë veriut e kanë miratuar dokumentin në Asamblenë Popullore Supreme, sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut.

Amendamenti kushtetues është miratuar për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”, është cituar të ketë thënë lideri verikorean Kim Jong Un, sipas medias shtetërore.

Kim ka thënë se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj. Armët bërthamore të Phenianit janë arsye pse ky vend përballet me një mori të sanksioneve ndërkombëtare.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka bërthamore. Testimi i raketave lundruese nuk është veprim që sanksionohet. Megjithatë, edhe këto armë mund të përdoren për bartje të kokave bërthamore./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës