Deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis, për të drejtën e zgjerimit të kufirit deri në 12 milje detare në detin Jon, duke lënë dyshimin se ky vendim mund të merret edhe për zgjerimin e kufijve në detin Egje, ka nxitur reagimin e palës turke. Zëvendës presidenti turk Fuat Oktay, e ka lexuar këtë vendim si një shkak apo arsyetim për luftë me dy vendeve.
Në deklaratën e tij Oktay u shpreh se Greqia nuk mund të pretendojë seTurqia do ta pranonte këtë vendim. Zëvendës presidenti turk u shpreh se sa kohë Turqia e mban vijën e saj detare deri në 3 Milje dhe ata e kanë 6 për momentin, është e padrejtë ta zgjerosh atë në 12 milje, në të kundërt kuvendi turk ka të drejtë ti shpallë luftë Greqisë.
Deklarata e zëvendës presidentit forcohet edhe nga ajo e ministrit të jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu i cili u shpreh se qëndrimi turk është shumë i qartë, ata nuk mund të zgjerojnë kufijtë detar në 12 milje në Egje. Oktay u shpreh i vendosur se Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e Turqisë, cilido qoftë çmimi.
Tensionet midis anëtarëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë u përshkallëzuan përsëri të shtunën pasi Ankaraja filloi stërvitjet e reja ushtarake në Mesdheun lindor. Në një mesazh për NAVTEX, sistemi ndërkombëtar i lundrimit detar, Turqia tha se do të kryente "stërvitje ushtarake" nga e shtuna deri më 11 shtator në një zonë larg qytetit jugor turk Anamur, në veri të ishullit të Qipros./ Përgatiti Suada Mehmetaj
-
Zoti e dhashtë mos të ketë luftë. Politikanët shpëtojnë ndërsa populli shkatërrohet. E ç'rëndësi ka se a janë grekë apo turq ?.
Përgjigju -
Ksaj radhe jam me turkun qe mos na marin ddetin greket
Përgjigju -
Rrup sup turku,hajt ishalla na ndihmon mos na marin asnje centimeter det,boll na vodhen janinen prevezen pargen
Përgjigju-
Nuk na e vodhën ata por ja u bëri dhuratë evropi me të drejtë moskthimi. Traktati lozanës
-
-
le te beje gangon erdogani se do ja zhysi europa mire.
Përgjigju-
le ta krruaj dhe Jorgo se ja zhyt mir erdogani deri ne rronz
-
ou pse duhet.te jene te respektushem me europen si shqiperia e?
-






Komente
Komento