Zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit të armëve në BE

Zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit të armëve në BE

Municione konstestuese

Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje për rritjen e kapaciteteve prodhuese të industrisë së armëve. BE dëshiron të përdorë mjete financiare për të motivuar industrinë.

Në planin afatgjatë, forcat ushtarake ukrainase mund të llogarisin me sasi dukshëm më të mëdha të municioneve dhe raketave "Made in EU".

Përfaqësuesit e qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë natës së kaluar arritën një marrëveshje për mënyra në të cilën prodhuesit evropianë të armëve duhet të motivohen për të rritur kapacitetin dhe me ndihmën financiare. Kjo paketë masash u propozua nga Komisioni Evropian në maj, i cili parashikon rritje të shpenzimeve nga buxheti i BE-së, në vlerë prej 500 milionë euro.

Probleme me kapacitetin e prodhimeve

Marrëveshja është provë e re e angazhimit të palodhshëm të Bashkimit Evropian me synimin për të mbështetur Ukrainën, tha ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles. Ky vend mori presidencën e BE-së pak ditë më parë. Përveç kësaj, marrëveshja, shtoi ajo, demonstron gatishmërinë e BE-së për të forcuar themelet e mbrojtjes, të teknologjisë dhe industrisë së BE për këto çështje. Kjo garanton sigurinë dhe mbrojtjen afatgjatë të qytetarëve të BE-së, thotë Robles.

Në sfond të kësaj marrëveshjeje ka pasur shumë probleme me të cilat përballen anëtarët e BE-së në lidhje me dërgimin e një sasie të mjaftueshme të municioneve dhe artilerisë, domethënë raketave që i duhen Kievit në luftën mbrojtëse kundër Rusisë. Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese duhet të parandalojë "bllokadat" në furnizimin e ushtrisë ukrainase, do të thotë të sigurojë që anëtarët e Bashkimit Evropian në të ardhmen të jenë në gjendje të mbrohen në rast nevoje dhe të kenë rezerva të mjaftueshme të pajisjeve ushtarake.

Marrëveshja e arritur natën e kaluar (07. 07. 2023.) duhet të mbështetet zyrtarisht nga Këshilli i Shteteve Anëtare, pra të konfirmohet edhe nga Parlamenti Evropian. Pas pranimit zyrtar, sipas rregullave të BE, kjo dispozitë mund të hyjë në fuqi në fund të korrikut.

Municione shpërthyese për Ukrainën?

Ndërkohë, në media u shfaqën informacione se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dyshohet se janë të gatshme t'u dërgojnë ukrainasve bomba thërrmuese të diskutueshme. Mediat që publikuan këtë informacion pretendojnë se së shpejti mund të vijë një njoftim zyrtar për lëvizjen, pavarësisht kritikave, shkruajnë mediat amerikane duke cituar burime në qeverinë amerikane.

Duke gjykuar nga këto pretendime, vendimi është aktualisht në tryezën e Presidentit Joseph Biden. Vendimi varet se kur do të shpallet zyrtarisht, pra kur do të komunikohet publikisht vendimi për paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

"Munionet thërrmuese janë duke u shqyrtuar. Kur planet të shpallen zyrtarisht, ne do të japim më shumë detaje," premtoi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Ky është një njeri që normalisht i zgjedh fjalët me shumë kujdes. Përdorimi i këtyre municioneve është i ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare, kryesisht për shkak se ky lloj arme është jashtëzakonisht i rrezikshëm për popullatën civile.

SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e mbështesin marrëveshjen

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të madh të të ashtuquajturave "nënprojekte", do to thotë bomba të kalibrit të vogël, të cilat nxirren nga kutia pasi të aktivizohet një bombë e tillë. Bombat më të vogla shpesh nuk shpërthejnë menjëherë pas aktivizimit, kështu që mund të ndodhë që ato të vrasin ose plagosin njerëz shumë kohë pas hedhjes së tyre.

Marrëveshja ndërkombëtare nga Oslo ndalon përdorimin e bombave thërrmuese. Megjithatë SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje ndërkombëtare. Një zëdhënës i Pentagonit, i vetëdijshëm për kritikat që mund të pasojnë këtë njoftim, vuri në dukje se SHBA dëshiron të dorëzojë vetëm "armë moderne dhe relativisht të sigurta" në Ukrainë, raporton televizioni gjerman ARD.

Pentagoni e ka konsideruar prej kohësh dorëzimin

Ukrainasit kanë kërkuar prej kohësh armë moderne, si raketa ashtu edhe bomba, me ndihmën e të cilave mund të godasin objektiva të shumtë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, ata shpresojnë se mund të thyhen linjat mbrojtëse ruse, për të arritur përparim në kundërsulm. Pentagoni ka qenë duke menduar për dërgimin për një kohë të gjatë, konfirmoi shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Mark Milley, javën e kaluar. Vendet e tjera evropiane furnizuan gjithashtu municione thërrmuese të cilat rusët i përdorin gjithsesi, arsyetoi ai vendimin e SHBA.

Pasi u njoftuan planet e qeverisë amerikane për dërgimin e këtij lloji të armëve në Kiev, nuk vonoi shumë reagimi i organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndër të tjera, Amnesty International e dënoi ashpër këtë qëllim. Përdorimi i municioneve të tilla nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pretendon Amnesty. Dhe shton se është një kërcënim i madh për jetën e civilëve – edhe për një kohë të gjatë pas përfundimit të një konflikti./DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/07/2023 09:22

    Prodhoni arme sa me shume te mundeni se hajrin do tjua shihni mbibkokat tuaja do te bien perseri ato bomba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK