Zgjerimi, Presidenti i KE: Vendet
e Ballkanit të vijojnë me reformat 

Zgjerimi, Presidenti i KE: Vendet<br />e Ballkanit të vijojnë me reformat <br>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për  Deutsche Ëelle flet për rolin e Bullgarisë si presidente e radhës së BE dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

Zoti Juncker, a jeni të bindur se Bullgaria do ta kryejë si duhet detyrën e kryesueses së radhës së BE, për gjashtë muajt e ardhshëm?
Bullgaria është e përgatitur jashtëzakonisht mirë, sepse Bullgaria ka krijuar madje edhe një ministri të posaçme për presidencën e radhës së BE. Ministrja Lilyana Pavlova është sikur edhe kryeministri Boiko Borissov jashtëzakonisht mirë e përgatitur. Së bashku me Mariya Gabriel, e cila në Komisionin tim është duke bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, Bullgaria do të shënojë përparime të mëdha për Evropën, jam i bindur për këtë. Bullgaria është përcaktuar në tërësi për agjendën evropiane dhe ka vënë në qendër temat që janë të rëndësishme për evropianët: migracionin, digjitalizimin, një lloj unioni për mbrojtje dhe perspektivë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj me shkronjën "B" fillon jo vetëm emri i Bullgarisë, por edhe fjala bullgare "budeshte", që do të thotë "ardhmëria". Presidenca bullgare do të drejtojë debatin e rëndësishëm për të ardhmen e Evropës, e viti 2018 do të jetë vendimtar për shumë çështje të Bashkimit Evroipian, prej forcimit të ekonomisë dhe politikës monetare të BE, sistemit të ardhshëm të migrimit e deri tek buxheti i BE. Bullgaria do të luajë në këtë drejtim një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi për të gjetur konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Mediat evropiane kanë kritikuar pjesërisht shumë ashpër Bullgarinë. Por më së shumti flitet për vendin më të varfër dhe më të korruptuar në BE. A i meriton Bullgaria këto kritika?

 Kur dëgjoj për klishe të këtilla, atëherë do të doja që së pari të shikojmë faktet. E ato duken më ndryshe - jo vetëm nga koha e marrjes së presidencës bullgare. Unë e njoh Bullgarinë shumë mirë, sepse unë kam qenë kryeministër i Luksemburgut në kohën kur Bullgaria është anëtarësuar në BE. Asokohe Luksemburgu ka qenë kryesues i radhës i BE. Prej atëherë, Bullgaria ka bërë shumë, ndër tjerash edhe në ekonomi. Ekonomia e këtij vendi vitin e kaluar është rritur për 3,9%. Punësimi po zhvillohet pozitivisht ndërsa buxheti është nën kontroll shumë të mirë. Borxhet e shtetit janë nën 30% të prodhimit bruto, që në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE, është shumë pak.

Bullgaria është po ashtu një ndër vendet më pro-evropaine. Ndaj pritjet janë shumë pozitive, jo vetëm për kohën e presidencës së radhës, por edhe për luftimin e korrupsionit. Këtu jemi duke punuar së bashku me Bullgarinë në të ashtuquajturin mekanizëm bashkëpunimi për rishikimin e hapave që po bëhen në luftën kudër korrupsionit.

Sofja e ka vënë si prioritet afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. Si e shihni ju perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE?Bullgaria ka bërë mirë kur e ka vënë Ballkanin Perëndimor si një prej pikërëndesave të presidencës. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa jam unë president i Komisionit Evropian, por tani duhet të vihen piketat, ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe ate sa më parë. Qeveria bullgare ka bërë disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje me 17 maj do të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme. Bullgaria është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, gjuhët dhe ka pasur edhe vet një proces të suksesshëm të anëtarësimit në BE.

A do të ketë Bullgaria gjatë kësaj presidence një rol të rëndësishëm edhe në komunikimin e BE me Ankaranë?
Bullgaria mund të luajë këtu një rol të rëndësishëm për thellimin e këtyre raporteve. Ne jemi të interesuar që të kemi një partneritet të ngushtë me Turqinë. Njëkohësisht Turqia, e cila dukej se është larguar, duket se sërish dëshiron të afrohet me Evropën. Bullgaria si fqinje e Turqisë, mund të angazhohet për thellimin e raporteve me Turqinë, intensifikimin e dialogut dhe mund të shërbejë si një lloj përkthyesi në këto raporte. Gjithmonë është më mirë të bisedohet mes vete dhe jo të flitet për njëri-tjetrin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës