Ndryshime në Policinë e Shtetit, komisariatet do hetojnë vrasjet, merr pavarësi 'Rrugorja'

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën e drejtorive vendore. Ndryshimi më i rëndësishëm shihet ai i zgjerimit të kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, të cilat deri tani bëheshin nga drejtoritë e qarqeve. 

Reforma ka prekur edhe sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor. Ndërsa sektori i rendit do ketë në varësi sallën operative, seksionet e rendit dhe rrugoren. 

Ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për Komisariatet Rrugore të cilët sipas strukturës së re nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, marrin pavarësi. Policia Rrugore do jetë e pavarur nga drejtoritë vendore të policisë por do të komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. 

Ndërkohë, ndryshime ka edhe sa i takon pozicioneve të nëndrejtorëve të policisë në qarqe. Çdo drejtori do ketë një drejtor të përgjithshëm dhe dy nëndrejtorë. Skema pilot do eksperimentohet fillimisht në Qarkun e Elbasanit.  

Rritet roli i inspektorit të zonës
Struktura e re e drejtorive vendore parashikon rritjen e rolit të inspektorit të zonës, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani. Një komisariat i një rrethi të vendit do ndahet në zona policore. Kjo zonë policore do këtë policinë për hetimin e krimeve, trafiqeve dhe rendin, çka do të thotë se do jenë tre inspektorë zone. Kjo shihet si një masë për parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale në një kohë më të shpejtë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 09/05/2018 14:32

    Reforme pa vleresuar performancen e struktures se mepareshme vetem ne Polici te Shtetit ka 30 vjet qe behet. Me e bukura eshte se jane te njejtat fytyra qe reformojne strukturat dhe nuk kane asnje pergjegjesi per deshtimet e njepasnjeshme.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI