Zgjerohet me 18 bashki harta e zonave të gjelbra! Nga e hëna fillon lëvizja ndërqytetase, në 11 maj hapen berberët, dentistët e dyqanet në qendra tregtare

TIRANE-Qeveria ka vendosur të zgjerojë hartën e zonave të gjelbra me 18 bashki të tjera duke filluar nga dita e hënë, pra në datë 4 maj hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese për këto njësi, që konsiderohen më risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe përcaktues për vijimin e situatës epidemike në vend. "Nga vlerësimi i vazhdueshëm i të dhënave epidemiologjike, konstatohen ende vatra aktive infeksioni, në disa zona të vendit, ku po punohet intensivisht nëpërmjet testimit dhe gjurmimit agresiv të kontakteve. Strategjia e ri-hapjes e hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë dhe të kujdesshëm të masave shtrënguese”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe indikatorëve të sistemit shëndetësor si dhe duke u bazuar në nivelet e riskut, Manastirliu tha se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara për këto zona. Sipas këtyre rregullave pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Ministrja Manastirliu njoftoi se nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesën e tyre, por me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërkohë që të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara për 14 ditë. Ndërkohë që prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. Manastirliu deklaroi se duke vlerësuar situatën dhe të dhënat sipas draft-planit, nga 18 maji e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura. Kufizimet për sportin dhe aktivitetet kulturore do të vijojnë. 

Zona e gjelbër që u shpall javën e parë
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë

Bashkitë që u shtuan sot në zonën e gjelbër
Tropojë
Rrogozhinë
Peqin
Belsh
Cërrik
Gramsh
Ura Vajgurore
Kuçovë
Berat
Poliçan
Skrapar
Devoll
Pustec
Maliq
Mallakastër
Kolonjë
Vlorë
Selenicë

Rregullat e qeverisë në qytetet që do të lehtësohet lëvizja nga hëna
Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave

Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, nga 06:00 deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Kanë risk të lartë! Kufizimet për sportin dhe aktivitetet kulturore do të vijojnë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se kufizimet në këtë plan do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë.

Ora 18:49
Pas 18 Majit hapen lokalet dhe restorantet, por me kushte

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se duke vlerësuar situatën dhe të dhënat sipas draft-planit, nga 18 maji e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.

Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu.

Manastirliu përsëriti se ky plan tentativë do t’i shërbejë njësive të shërbimit, bare dhe restorante për t’u përgatitur për organizime në kushte të reja të sjelljes dhe shërbimit.

Ora 18:47
Vendoset për hapjen e parukerive, berberëve, dentistëve e dyqaneve në qendra tregtare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në vijim të prezantimit të strategjisë së rihapjes graduale u shpreh se prej datës 11 Maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. "Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojmë të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja", tha Manastirliu. 

Ora 18:44
Nga dita e hënë fillon lëvizja ndërqytetase me taksi me dy pasagjerë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur se duke filluar nga data 4 maj do të rifillojë qarkullim ndërqytetas me taksi, por do të lejohen vetëm dy pasagjerë familjarë në makinë. "Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase". Manastirliu u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30.

Ora 18:42
Të riatdhesuarit me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në shtëpi

Ministrja Manastirliu njoftoi se nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesën e tyre, por me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërkohë që të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara për 14 ditë. 

"Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara" tha Manastirliu. Manastirliu ritheksoi se nëse gjatë ketyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pesojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të ri-kthehemi ne situatën e mbylljes së detyrueshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anxhela: 03/05/2020 20:31

    Domethen nuk lejohet me makin private vetem me taksi te levizim?

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 30/04/2020 20:55

    Mire behet qe hapen kafet,,ne kafene te mbahet distanca 2 metra,,dhe te dezifektohen dy here ne muaj,,duhen hapur dhe MAKINAT PRIVATE,,kurse pizzerite,burektoret,,restorantet,pasticerite,,te rrine mbyllur dhe per 2 muaj,,sepse ato jane si fasonerite ,puntoret punojne shume afer njeri-tjetrit,,,dhe do kemi shperthim infeksioni,,po ashtu AUTOBUZET NE ASNJE MENYRE TE MOS HAPEN,,AUTOBUZI ESHTE NJE BOMBE INFEKTIMI...........

    Përgjigju
    • Vezhgues: 14/05/2020 13:22

      ik o rrot ka*i

    • Popo: 02/05/2020 21:40

      Po ne pune me ca te shkojme sa roge po marim ne qe te bsguaj taksi jeni ne terezi

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë