Qytetet ku mund të lëvizet lirisht nga dita e hënë dhe rregullat e reja! Orar i veçantë për pensionistët

TIRANE-Nga dita e hënë në qarqet Dibër e Gjirokastër dhe bashkitë Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të futen në fuqi masat e reja lehtësuese. Por si do të bëhet lëvizja? Brenda Dibrës dhe Gjirokastrës lejohet lëvizja e qytetarëve, por jo jashtë qarkut. Ndërkohë bashkitë Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd që janë kufitare dhe nuk kanë asnjë të prekur trajtohen si zonë e përbashkët dhe mes tyre lejohet lëvizja e qytetarëve. Po ashtu edhe Sarandë, Himarë, Konispol dhe Finiqi e njëjta gjë, por pa kaluar Llogoranë. Ndërkohë që Divjaka trajtohet si zonë e vetme dhe qytetarët nuk lejohet që të lëvizin jashtë territorit të bashkisë.

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave. Për shembull në Librazhd nuk lejohen hyrjet nga Elbasani, por as daljet në drejtim të këtij qyteti. Pensionistët në këto bashki ku do të ketë lehtësime do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 08:30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë nuk lejohet që të dalë nga shtëpia. Nga ora 9:30 deri në 17:30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, pra kur pensionistët janë kthyer brenda. Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09:30 deri në orën 17:30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave. Gjithashtu në këto bashki ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama pati një bashkëbisedim pasditen e sotme online me kryebashkiakët e këtyre bashkive ku i njohu me vendimin dhe u kërkoi që të monitorojnë gjendjen. "Të merrni masat personalisht në krye të kësaj pune të ndiqni nga afër gjithë zhvillimin e kësaj hapjeje pas një periudhe jo të vogël. Para se ti jap fjalën ministres së Shëndetësisë. Ju them se së pari do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët cdo mëngjes, që deri në orën 08:30 do të kenë liri lëvizje për të ecur për të marrë ajër, për të bërë ndonjë pazar të tyrin dhe në këtë fashë nuk do të ketë këmbësor të tjerë, përjashto ata që kanë autorizim për të shkuar në punë. Do ketë një orë pushimi dhe në 09:30 deri në 17:30, të tjerët mund të dalin, apo të lëviznin me makinë pa pasur nevojë për autorizim, por me kushtin, jo më shumë se dy persona në ecje dhe në asnjë mënyrë makinat jashtë zonës. Që do të thotë mund të lëvizin brenda qarkut të Dibrës, brenda qarkut të Gjirokastrës, në perimetrin Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq.

Ose në Pogradec, Prrenjas, Librazhd, por nuk mund të hyjnë apo të dalin nga Elbasani. Kush kapet në thyerje që thotë se nga Tirana po iki në Pogradec do të penalizohet. Duhet të mbyllni parqet, mos të lejohet frekuentimi, apo që të bëjnë xhiro pa limit. Kjo javë që vjen deri në mesin e javës tjetër do të na ndihmojë për të kuptuar si ecën dinamika. Pas orës 17:30 është sikur ka qenë dhe lejohen vetëm ata që kanë qenë me turne. Dy elementë janë shumë të rëndësishëm, domosdoshmëria për të monitoruar jo vetëm policia, por edhe ju me kryepleqtë, lokalet që mund të tundojnë pronarët që të hapin qepenat, është katastrofë. Jo vizita në shtëpi. Ai që ka prindërit vetëm duhet ti ruajë, ti cojë ushqimet te dera, jo ti përqafojë. Maji është muaji vendimtar, por duhet të jetë muaj pune të madhe' tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se kryebashkiakët me rregullat do të njihen nesër. "Kjo është një mundësi pilotimi i disa masave e lejimeve që qytetarët të lëviznin, të përdoret transporti personal. Të përgatitemi këto dy ditë që nga e hëna të garantojnë monitorimin e rregullave të reja që do të vendosen. Po krijohen këto lehtësi, që shoqërohen me masa, por kemi gati edhe frenat e emergjencës në cdo rast nëse ndonjë bashki do të ketë thyerje. Do të ketë skuadra monitorimi në cdo bashki, ku risku është në minimumin e tij. Me të gjitha rregullat që do të vendosen ju do të njiheni nesër, për të ndërgjegjësuar popullatën" tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Rregullat e reja në qytetet që do të lehtësohet lëvizja nga dita e hënë

Rregullat e qeverisë në qytetet që do të lehtësohet lëvizja nga hëna
Zonat e gjelbërta ku nga e hëna 27 prill do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen:
• Qarku Dibër
• Qarku Gjirokastër
• Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
• Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
• Bashkia Divjakë

Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave

Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia.

Kujdes! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave

Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme

Ora 18:50
'Tërmet, të lutëm se ti je i lëvizur shumë'! Peçi: Komandant këtu o korona o tërmet! Rama: Pusho, pusho (Batutat)

Gjatë komunikimit online me kryebashkiakët nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi.

Biseda mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit
Edi Rama: Tërmet fokusohu, ç’e ke atë pallat, në rrugë je?
Tërmet Peçi: Jam në qendër të qytetit, sa kam ardhur
Edi Rama: Tërmet, Tërmet, të lutëm se ti je i lëvizur shumë, duhet të bësh çmos që kjo hapje të mos na turpërojë atje në Tepelenë me historia që na kthehen në zinxhir epidemik?  
Tërmet Peçi: Komandat, urdhri jot zbatohet, këtu o korona o tërmet nuk bëhet fjalë. Masat e qeverisë janë zbatuar me përpikëmëri. Falë Zotit dhe masat që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Tepelana është model
Edi Rama: Deri tani model jeni por ju lutem se hapja ka sfidat e vetme. Prandaj me njerëzit e bashkisë dhe kryepleqtë të përcjellin mesazhet
Tërmet Peçi: Po komandat

Në një moment kur kryeministri po tentonte të lidhej me kryebashkiakun e Sarandës, ndërhyn sërish ai i Tepelenës.
Tërmet Peçi: Alo komandant?
Edi Rama: Pusho, pusho se e hapi Adriani

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriatik: 05/05/2020 15:56

    Duhet patjeter te hapet dhe qarkullimi midis rretheve, mendoj se njerzit jane te ndergjegjshem per te mos bere levizje te panevojshme, por jam i bindur se shume njerez per arsye te ndryshme e kane te nevojshme te levizin nga nje qark ne tjetrin me automjetet e veta.

    Përgjigju
  • Arbeni: 25/04/2020 07:05

    Po DEVOLLI PSE SU HAP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!