Opozita parlamentare njofton se do të përfaqësohet në Këshillin Politik nga Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin. Njoftimin e bëri deputeti Edmond Stojku i cili tha se opozita parlamentare ka mbështetjen e 28 deputetëve.

Tre janë kërkesat e opozitës parlamentare, ndryshimi i sistemit zgjedhor, hapja e listave dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE ODHIR. Ditën e hënë mblidhet këshilli politik që tashmë ka më shumë përfaqësues nga të gjitha palët. Nga maxhoranca përveç Damian Gjiknurit do të shtohet edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa nga opozita  Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, shtohet edhe Gazmend Bardhi.

Postimi i plotë i Edmond Stojkut:

Të nderuar miq!

Ju njoftoj se pas dakordësisë së palëve të këshillit politik, si dhe miqve tanë të nderuar ndërkombëtare, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi përfaqësimin e saj! Në emër të 28 deputetëve firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, me të cilët kemi kërkuar ndryshimet kushtetuese për:

1-Sistemin zgjedhor

2-Listat e hapura,

3-Zbatimin e rekomandimeve të Osbe Odihrit për depolitizimim e komisionerëve, pra për administratë zgjedhore publike.

Jemi dakortësuar që Perfaqesuesit tanë në Këshillin politik do të jenë Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit të Integrimit Znj. Rudina Hajdari!