Zgjerohet rrjeti i ofrimit të shërbimit
3G, AKEP klasifikon ofertat e reja

Zgjerohet rrjeti i ofrimit të shërbimit<br />3G, AKEP klasifikon ofertat e reja
TIRANE- Zgjerohet rrjeti i ofrimit të shërbimit me internet 3 G, nga operatorët celularë. AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronikë dhe Postare, në vijim të hapjes së ofertave në tenderin publik për dhënien e frekuencave të shërbimit 3 G, ka klasifikuar ofertat për dhënien e autorizimit për të drejtat e përdorimit në ofrimit të shërbimit 3 G, që do të ofrohet nga operator celularë me shpejtësi maksimale dhe cilësi shumë të lartë.
 
Në fakt vendimi i sotshëm i AKEP dhe vlerësimi me pikët maksimale të ofertës së PLUS-it, i ka hapur dritën jeshile këtij operatori, që të mund të ofrojë, për herë të parë, për abonentët e tij edhe këtë shërbim interneti.
 
Nga dita e sotme e klasifikimit të ofertave do të ndiqen disa hapa ligjorë në bazë të afateve kohore të përcaktuara, deri në momentin e dhënies së autorizimit përfundimtar për të drejtën e ofrimit të shërbimit 3G. Ndërkohë që shërbimi 3G aktualisht ofrohet nga operatorët e tjerë, Vodafone, AMC dhe Albtelekom.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)