E ardhmja e fantazistit të ekipit kombëtar të futbollit Jurgen Gjasula është pranë ekipit të Liteksit në kampionatin bullgar të futbollit.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se fantazisti shqiptar që ka luajtur së fundmi me Dusiburgun në Gjermani, bëri edhe paraqitjen e parë jozyrtare në një miqësore kundër maqedonasve të Pelisterit.
Kalimi i Gjasulës në kampionatin bullgar pothuajse është i sigurt, kur kësaj i shtohet edhe skadimi i kontratës me Dusiburgun.
27 vjeçari ka luajtur më parë edhe me Kaizerslauternin, Frajburgun dhe St. Gallenin. Kujtojmë se me Liteksin luan edhe mesfushori shkodran Armando Vajushi i cili pritet të lëviz.
Vajushi nuk ka mbetur i kënaqur nga edicioni që kaloi duke vendosur që të largohet nga ekipi i Liteksit, e ardhmja mund të jetë në kampionatin italian të futbollit të ekipi i Palermos që është interesuar për shërbimet tij kohët e fundit.
Ndërkohë që edhe mesfushori i talentuar kosovar, Valdet Rama ndodhet në udhëkryq, pasi nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ekipit të Valladolidit për edicionin tjetër në kampionatin spanjoll, duket se drejtuesit e klubit nuk do të rinovojnë me mesfushorin kosovar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com