SLLOVENI - Alenka Bratusek është kryeministrja e re e Sllovenisë e cila premtoi se do të jetë në gjendje për të rimëkëmbur bankat dhe për të shmangur një borxh ndërkombëtar pas një krize bankare, që përfshiu vendin gjatë qeverisjes së paraardhësit të saj. Të mërkurën ligjvënësit votuan për largimin e kryeministrit konservativ, Janez Jansa, pasi disa parti të vogla u larguan nga koalicioni i tij.
"Duke pasur parasysh se në bazë të shumë kritereve dhe kryesori në mesin e tyre borxhi publik, Sllovenia ndodhet nën mesataren e Bashkimit Evropian, dhe ende besoj se me hapat, që ne do të marrim, vendi jonë mund të shmangë ndihmën e ndërkombëtarëve”, - tha Bratusek për Reuters në një intervistë mërkurën.
Jansa u largua nga pushteti pas dështimit për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit e cila u bë pjesë e Bashkimit Europian në 2004, si dhe e Eurozonës në 2007.
Sektori bankar i Sllovenisë u godit rëndë nga kriza financiare botërore dhe kriza e Eurozonës në vijim ku bankat janë zhytur në 7 milardë borxhe e barabartë me 20 % të GDP-së.
Bratusek tha se gjatë qeverisjes së saj si kryeministre e vendit do ti japë prioritet rrtijes ekonomike dhe papunësisë.
Zonja Bratusek , e cila në të kaluarën ka punuar në Ministrisë e Financave, do të jetë udhëheqësja e parë femër e Sllovenisë, që prej pavarësisë së këtij vendi nga Jugosllavia, në 1991 dhe do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet parlamnetare të parashikuara për 2015-n.
(l.ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com