Zgjidhet rektori i ri Ibrahim Gashi, reagojne studentet 

Zgjidhet rektori i ri Ibrahim Gashi, reagojne studentet 
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka zgjedhur, Ibrahim Gashin rektor të ri të Universitetit të Prishtinës.

Në garë për këtë vend kishin konkurruar edhe Berim Ramosaj, Naser Zabeli, Avdullah Zejnullahu dhe Isa Elezaj.

Kosovapress në një artikull të saj të djeshëm e ka kualifikuar rektorin e posazgjedhur, Ibrahim Gashi si  inicues i bashkëqeverisjes PDK-AKR, si njeri me gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur rektor, si shpërblim nga qeverisja e PDK-së, pasi ai hoqi dorë nga të gjitha postet në AKR, ndërsa kjo e fundit hoqi dorë nga kërkesa edhe për një ministri në koalicionin qeverisës me PDK-në. 

Edhe Lëvizja studentore Studim Kritikë Veprim, ka reaguar për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Kjo lëvizje ka reaguar duke e quajtur UP-në, zonë krimi.
“Krimi po vazhdon në stilin e vjetër por me rektor të ri”, thuhet në komunikatë e kësaj lëvizjeje studentore. 
SKV thote se rektori i ri ka ardh si zgjedhje e subjekteve politike, dhe se politika është duke u futur çdo ditë e më shumë në Universitetin e Prishtinës.

“Ibrahim Gashi është njeri i pushtetit që ka ardhur për ta vazhduar avazin e vjetër, por në kostume të reja. Rektori i ri është rektori i vjetër . Fytyra e tij (fytyrat e tilla) nuk na mashtron. Politika po i ndërron njerëzit që ne të mendojmë se po ndërron politika. 

Rektori i ri është saktësisht ajo që thotë populli “paraja blenë çdo gjë”. Ai u shit për paratë e Pacollit dhe interesat e Thaçit. Se Gashi është i dërguari i pushtetit në UP tregon edhe fakti se disa javë me herët ka dhënë dorëheqje nga Qeveria sepse e priste kolltuku i premtuar”, thuhet në komunikatën e SKV-së.

Duke e quajtur Universitetin, preh e pazareve politike lëvizja studentore, Studim Veprim Kritik, thotë se pushteti është duke e parë universitetit si mall që tregtohet ndërsa studentët i sheh si objekte që manipulohen. Lëvizja Studim Kritik dhe Veprim, thotë se përsëri do të ndërmarrin aksione e protesta kundër kësaj zgjedhje

Sipas statutit të ri të UP-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i emëruar nga Këshilli Drejtues. Rektori zgjidhet me shumicën e anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt