Zgjidhjet e Trump/ Eksperti Laçi: Në Gaza do të bëjë spastrim etnik, po kthen ligjin e xhunglës! Ukrainës po i kërkon haraç në këmbim të mbylljes së luftës

Veprimet e presidentit Donald Trump lidhur me luftën afro 3-vjeçare në Ukrainë, si dhe atë në Rripin e Gazës, kanë shkaktuar reagime plot negative në mbarë botën, të cilat thonë se zgjidhjet e servirura nga republikani 78-vjeçar janë të padrejta dhe shkojnë deri në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Marlind Laçi, ekspert i marëdhënieve ndërkombëtare, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, për të zbardhur skenarët e mundshëm për zgjidhjen e këtyrë dy konlfikteve të përgjakshme. 

Sa i përket propozimit të Trump për zotërimin e Rripit të Gazës nga SHBA – sipas tij me qëllim rivitalizimin e enklavës palestineze – Laçi theksoi se kjo është në shkelje të hapur me ligjet ndërkombëtare.

“Po relativizon disa tabu ligjore që po i shkel me të dyja këmbët siç është ligji ndërkombëtar, përkatësisht Statuti i Romës, neni 6, neni 7 dhe neni 8 që parashikojnë krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid, ku me deklaratën e tij të fundit për spastrim etnik të Gazës, ka prodhuar një dimension të ri në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, ku e ka tejkaluar marrëdhënien ndërkombëtare në një ligj xhungle, ku më i madhi mund të gllabërojë më të voglin”,-tha Laçi.

Teksa nënvizoi dështimin e Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë në 24-48 orët e para pas ardhjes së tij në krye të SHBA (premtim i Donald Trump), Laçi tha se presidenti amerikan po tregohen opurtunist ndaj Ukrainës.

‘”Ajo ç’ka po ndodh në Ukrainë rrëzoi të gjitha pritshmëritë për të cilat Donald Trump u shpreh se ne mund ta mbyllim luftën në Ukrainë 24-48 orë, por kaluan shumë 48-orësha dhe Donald Trump nuk Ia doli dot. Gjykoj se Zelensky është i përjashtuar nga ekuacioni i asaj tavoline, detyrimisht dhe Ukraina në fund të ditës. Sigurisht do merren për bazë sentimentet e Ukrainës në betejën thuajse 4-vjeçare në raport me Rusinë dhe Donald Trump e shprehu qartsë se ne duam nëntokën ukrainase. Pra në vija të trasha Donald Trump kërkon haraçin e luftës për ndalimin e saj. Flitet se mund të çertifikohen territoret e Ukrainës të okupuara nga ushtria ruse”,- u shoreh Laçi. 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët