Ka ardhur momenti të bëni një ndryshim të modelit të flokëve. Revista ‘cosmopolitan’ bën disa sugjerime nisur nga forma e fytyrës suaj. Për këtë ka zgjedhur disa nga emrat më të njohur dhe modelet e tyre trendy. Këto janë 7 modelet më frymëzuese që përshtaten më së miri me femrat që kanë formë të gjatë të fytyrës. Baluket janë një nga manitë më të fundit gjithashtu dhe prerja e flokëve drejt deri mbi supe.

1-Baluke të dendura.

Këtë model e ka përvetësuar Sandra Bullock, pasi ky lloj modeli me baluke të dendura që shkojnë deri pak poshtë vetullave bën të mundur balancimin e tipareve tuaja.

2-‘Pixie’.

Guxoni të provoni dhe këtë model të Kerry Washington. Është modeli perfekt për të treguar të gjitha këndet e fytyrës suaj.

3-Flokët pjesërisht të kapur.

Në vend që të kapni komplet flokët provoni të lëshoni disa pjesë floku përpara fytyrës kështu si Emily Ratajkowki.

4-Flokë të gjatë me baluke të shkallëzuara.

Flokët e shkallëzuar të kombinuar me mollëzat tuaja të gjata do të definonin tiparet e fytyrës suaj.

5-Flokë të kapur me baluke të kthyera anash.

Një model ky i përdorur nga Rihanna. Shumë ‘class’ dhe për më tepër ndihmon të balancojë tiparet ne fytyrën tuaj.

6-Flokë të gjatë me shkallëzim nga mbrapa.

Nëse nuk jeni fanse të balukeve atëherë mund të provoni këtë lloj modeli të Beyonce. Provoni t’i bëni me onde ato.

7-Flokët në gjatësinë e shpatullave dhe me onde.

Një model i tillë me shumë volum kështu si Gabrielle Union do të tërheqë menjëherë vëmendjen tek mollëzat dhe ondet do të bëjnë të mundur rrumbullakimin e fytyrës.