Turnete e verës nga skuadrat europiane të futbollit tani nuk po përdoren më vetëm për fazën përgatitore, por edhe për të rritur të ardhurat e tyre. Jo më kot Real Madrid dhe Barcelona kanë zgjdhur të udhëtojnë në SHBA, me katalanasit në Majemi dhe ‘galaktikët’ në Los Anxhelos.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi i Barcelonës ka parashikuar të arkëtojë deri në 10 milionë euro nga ky turne amerikan. Ndërkohë, që përfitimet e Realit të Madridit, llogariten diçka më shumë.
Siç ka bërë me dije gazeta spanjolle “AS”, Reali i Madridit planifikon të arkëtojë diku mes 12 dhe 15 milionë euro nga pjesëmarrja në turneun në SHBA.
Gjatë turneut në SHBA, Reali dhe Barcelona do të përballen mes tyre më 24 korrik në orën 05:00 të mëngjesit me orën në Tiranë.