Zgjohet "Princesha Teute"

Zgjohet "Princesha Teute"
Një mbret trim dhe i mencur udhëheq me drejtësi dhe urtësi vendin e tij. Por një shtrigë e keqe dhe ziliqare e cila e urren mbretin i bën një magji vajzës së tij të vetme duke e vënë në gjumë të përjetshëm. Mbreti i dëshpëruar përhap lajmin se kush do të arrijë ta zgjojë vajzën e tij do të martohet me të. Tre trima; një nga veriu , një nga jugu dhe një nga Shqipëria e Mesme tentojnë ta zgjojnë që të fitojnë zemrën e princeshës.

Kjo është historia e "Princesha Teute" shfaqja e qendrës Art Blu që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë gjatë kësaj fundjave. Shfaqja tradicionale shqiptare sjell muzikë dhe kostume popullore nga gjithe Shqipëriatë gërshetuar më humor dhe situata të këndshme për fëmijët.

Sipas producentes së shfaqjes Monika Lubonja shfaqja synon që të njohë fëmijët me traditën, kulturën, muzikën e zakonet tona. Kjo shfaqje është vënë në skenë nga regjisori italian Paolo Comentale, i cili është drejtor artistik i Teatrit"Casa di Pulcinella" Bari-Itali. Personazhet interpretohen nga aktorët e mirënjohur Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari dhe Jorida Marsi. Kukullat jane bërë nga mjeshtrja italiane Lucrezia Tritone, por kostumet janë realizuar në Shqipëri.

Ky nuk është bashkepunimi i parë i Qendrës ART-BLU me regjisorin italian Paolo Comentale. Vitet e shkuara në sajë të këtij bashkëpunimi janë vënë në skenë dy shfaqjet e tjera; "Alibaba dhe Hajdutët" dhe " Hansel e Gretel". Të dyja shfaqjet janë dhënë për fëmijët e shtruar në pavionin onkologjik të Spitalit Pediatrik në Tiranë ashtu sikundër do të ndodhë edhe me "Princesha Teutë" pas disa shfaqjesh për publikun e vogël të kryeqytetit.

Shkrimi u publikua sot në suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi