Zgjohu popull!

Zgjohu popull!

Populli nuk ka nevojë t’i thotë Ambasadori Amerikan Donald Lu se çfarë është për ta Ilir Meta. Populli nuk ka nevojë ta njohë Edi Ramën nga rrëfimi eros/pasionant i Ornela Vorpsit dhe çfarë përfaqëson ai. Populli nuk ka nevojë të njohë bëmat e Sali Berishës dhe manipulimet e Lulzim Bashës. Nëse e pyet popullin, sigurisht jo popullin me ngjyrë partiake, por popullin normal e di se të gjithë këta dhe jo vetëm këta, por edhe hordhitë politike poshtë tyre nuk justifikojnë pasuritë e vëna me paga shteti, qofshin ato edhe dy fish më të mëdha se pagat  zyrtare. Populli e di se kush duhet të shkojë në burg, populli e di se dhe se ata që duhet të shkojnë në burg nuk do të shkojnë, sepse nuk ka kush t’i çojë para drejtësisë.

Por pa dashjen e vet duke pranuar në heshtje këtë realitet, populli ka vetburgosur veten dhe të ardhmen e tij. Vetëm duke marrë pankartat në duar me emrat e fotot e politikanëve që populli mendon se janë të korruptuar dhe të inkriminuar e duke dalë në sheshe për të kërkuar hetimin dhe gjykimin e tyre, shpresa se ky vend mund të bëhet, mund të rilindë. Vetëm duke dalë në sheshe dhe mos ikur prej aty derisa prangat të kërcasin në duart e këtyre “zullumqarëve” të zhytur në korrupsion dhe krim, në vend të orave lukzoze dhe byzylykëve të arit, shqiptarët dhe fëmijët e tyre që jetojnë me djersën e punës dhe dijeve të tyre, mund besojnë se nuk do ju duhet të zgjedhin mes dy të këqijave, më të voglën. Zgjohu popull, të largosh maskarenjtë që flasin në emrin tënd për të të shtypur, poshtëruar e vjedhur njësoj, pavarësisht ngjyrës së kollares politike që mbajnë.

Është më shumë se skandaloze që një vend kaq i vogël dhe me kaq bukuri e pasuri natyrore, një vend me njerëz vitale dhe të sprovuar ndër shekuj me vështirësitë dhe me instikte të forta mbijetese dhe sakrifice të jetojë në varfëri dhe me ankthin e punës që ta jep partia, të ardhshmes që të siguron partia dhe mbrojtjes që të jep partia. Në fakt partia (më saktë kjo lloj partie l, këto lloj partish) janë vetëm “tutore” që të shfrytëzon për të të shtypur dhe për të marrë jetën dhe të ardhmen peng, ndërsa ti e duartroket dhe mbështet. Zgjohu popull e merr fatet e tua në dorë, largoju hipnozave politike që të vënë e mbajnë në gjumë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 14/04/2018 09:04

    Po cilit popull i dejtoheni ore!Po kush e ndaj kujt duhet te zgjohet!Po ky popull eshte ne hall nga ata qe therrasin POPULL! e jane kunder interesit te popullit e shtetit te Tija. As nuk u deshmuat kurre sa ishit ne qeverisje-sundim, e as nuk po deshmohen, sa jeni ne opozite. Se keni interes dhe synim Popullin dhe shtetin shqiptar,Asnjehere nuk po deshmoni se jeni per Shqiperia e Shqiptarevet.Kjo fatkeqesisht, çdo dite po duket e deshmohet andej e kendej Drini

    Përgjigju
  • Beni-beni: 13/04/2018 17:29

    Nuk kam çfar te shtoj. Jam plotesisht dakort me ato qe thua. Por mos harro se keta emra qe thua rremujen po presin qe te vazhdojn ku jane. Pra mos levizin nga pozicionet. Ku ta kapesh e ku ta lesh. Nje race qekan te gjith, te majte e te djathte. Nuk kan as bes as fe as moral as dinjitet. Pra perfundimisht jemi te keqijt e vetes. Gezohen qe po vjedhin e vjedhin e nuk ngopen duke vjedhur. Nuk e di çfar lloj specie jemi. Nje here i kom thene babes. Me duket se ket ven zoti e ka bo me dor por robt i ka bo me b..

    Përgjigju
  • sapa: 13/04/2018 17:21

    Te drejte ke ti por sa njerez te ndershem kane mbetur dhe sa nga ata jane gati te ngrihen?

    Përgjigju
    • agim: 13/04/2018 20:32

      Keto fytyra nuk kan cip e has turp kto fytyra meritoin litarin e sadm hysenit donald lu esht i ndershem si shum e shqiptar te ndershem kto fytyra bejn ligjin per ligjin jo per maliqin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja